• Elbasan, ofroj vend pune Përgjegjës Dege, Elbasan

”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Përgjegjës pranë Degës së Shoqërisë FAF sh.a., Elbasan

Detyrat e përgjithshme
• Të menaxhojë procesin e kredidhënies lokale.
• Të identifikojë nevojat për shërbime bankare me fokus kredinë në zonat rurale e malore të rrethit
• Të promovojë produktet e FAF, sh.a. tek klientet potencialë.
• Të vlerësoje për secilin klient nëse duhet hapur procedura e kredidhënies.
• Të analizojë në vend biznesin e klientit,
• Të pergatisë inventarin dhe klasifikimin e huasë


Kualifikimi dhe eksperienca
• Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e Ekonomisë.
• Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.
• Të ketë eksperiencë bankare ose/dhe në institucione të mikrofinancës të paktën 2 vjet.
• Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
• Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.
• Kualifikimet dhe trainimet në fushën e kredidhënies përbejnë avantazh.
• Eksperienca e punës drejtpërdrejt në kredidhënie përbën avantazh.


Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë, brenda datës 04/09/214 dokumentacionin e poshtëcituar:
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
4. Dokument identiteti.
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
6. Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
7. Raport Mjeko-Ligjor
8. Letër reference


Vetëm aplikantët e zgjedhur për intervistë do të njoftohen
 


Apply
Back
Top