• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

Kompania Albamedia SH.P.K eshte themeluar ne vitin 2004 me fokusin kryesor ne distribucionin e artikujve te IT dhe Kancelarise. Qe nga ajo kohe, ne jemi rritur ne menyre te qendrueshme vit mbas viti duke zgjeruar portofolin e produkteve dhe bashkepunimin me partnere te rendesishem nderkombetar ne fushen e IT dhe Kancelarise dhe sherbimeve te lidhura me to. Albamedia ofron nje portofol te gjerë me produkte, shërbime dhe zgjidhje për kompani të çfarëdo madhësie dhe ka nje rrjet te gjere rishitesish ne te gjithe Shqiperine.

NJOFTIM

TITULLI: Menaxher Marketingu

Kerkojme te punesojme nje person me experience per zhvillimin dhe implementimin e nje strategjie marketingu dhe shitjeje duke identifikuar nevojat e klienteve dhe promovuar produktet, sherbimet e kompanise.

Përgjegjësitë përfshijnë:

•Krijon dhe implementon nje strategji marketingu –qe perfshin marketingun digjital, reklamim, promovime dhe fushata per shitjet, evente.
•Zhvillon dhe implementon strategji marketing per markat e kompanise.
• Zhvillon dhe implementon strategji marketingu per produktet ekzistuese dhe te reja ne bashkepunim te ngushte me produkt menaxheret e kategorive te produkteve.
•Percakton dhe administron per zhvillimin e strategjise te marketingut nje buxhet vjetor per te.
•Vlereson ne menyre sistematike ndryshimet e tregut, trendin e konsumatorit dhe aktivitetet e konkurentave.
•Trajnon dhe edukon ekipin e shitjeve ne identitetin e markave te kompanise.
• Bashkepunon me produkt menaxheret per te percaktuar materialet e marketingut dhe mjetet e tjera qe nevojiten per zhvillimin e strategjise te marketingut dhe shitjes.
•Perpunon dhe menaxhon presencen e kompanise ne mediat sociale, media planet dhe website-in e kompanisë dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të përditesuara dhe në përputhje me strategjinë e komunikimit.
•Menaxhon dhe vlereson kostot e fushatave te marketingut te kompanise.Komunikon dhe ndervepron me partneret e kompanise per promovimin e produkteve te kompanise.

Aftesite e Kerkuara:

Preferohet kandidatet me Diplomë universitare në Marketing (diplome Masteri MBA do ishte përparësi).
Minimumi 2 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
Aftësi drejtuese dhe të menaxhimit të stafit.
Të jetë krijues/e, energjik/e, të marrë përgjegjësi dhe të jetë i/e aftë të zgjidhë problemet.
Aftësi të shkëlqyra ndërvepruese me kolegë, partnerë biznesi dhe nivele të larta menaxhimi.
Të jetë i/e organizuar dhe metodik, i/e motivuar, proaktiv/e dhe të ndërmarrë iniciativa.
Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze.
Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike.


Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e interesuar mund te dergojne CV e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike jobs@albamedia.al,
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te thirren per interviste në Zyrat tona qendrore!

Work conditions: Albamedia offers an attractive benefit package, including a fair remuneration based on merit and performance evaluation.
* All applications will be treated with strict confidentiality according to the law No- 9887 set by the Albanian Parliament for the "Protection of Personal Data".
 


Apply
Back
Top