• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues Shitje dhe Marketingu

POZICIONI: PËRFAQËSUES SHITJE DHE MARKETINGU
Detyrat kryesore

  • Të arrijë objektivat e shitjes
  • Identifikimi i klientëve të rinj dhe potencial
  • Realizimi i marketingut dhe shitjeve sipas objektivave të përcaktuara
  • Realizimi i takimeve dhe bashkëpunime me bizneset apo individët të cilët kanë interes në produktet e kompanisë

Përshkrimi i punës

Në po kërkojmë për klientin tonë Agjenci ideuse, reklamimi dhe marketing në qytetin e Tiranës, Përfaqësues Shitje/Marketingu, i cili do te kryeje dhe funksione te Menaxherit te Shitjes dhe ka përformancë të lartë, do të na ndihmojë në plotësimin e kërkesave të klientëve, sjelljen e klientëve të rinj në kompani si dhe arritjen e objektivave duke mbajtur kompaninë në avantazhe konkurruese dhe inovative. Ju do të jeni përgjegjës për rritjen e potencialit të sektorit të shitjes, duke punuar me planet e shitjes dhe marketingut.

Detyrat dhe Përgjegjësitë


  • Të ndërtojë dhe promovojë lidhje afatgjata me klientët duke kuptuar nevojat e tyre
  • Reklamimi dhe prezantimi i produkteve të kompanisë tek klientët.
  • Ndjekja me kujdes dhe efiҫense e klientëve duke kryer negocimin me ta për të realizuar shitjet.
  • Njohja e plotë e produkteve dhe dhënia e rekomandimeve të përshtatshme tek klientët, duke plotësuar në mënyre efektive kërkesat e tyre.
  • Identifikimi dhe reklamimi i produkteve tek klientët potencial.
  • Të identifikojë ndryshimet në treg, si dhe trëgjet e reja duke pasur njohje të plotë të produkteve të reja dhe statusin e konkurrencës.

Kërkesat e pozicionit të punës


  • Diplomë universitare në degën Administrim/Biznes, Marketing apo fusha të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, aftësi për të prezantuar dhe influencuar.
  • Njohje e fortë e biznesit dhe ekspertizë në industrinë ku punoni dhë të paktën 2 vjet eksperience në shitje.
  • Aftësi të shkëlqyera në shitje dhe reklamim.
  • Aftësi shumë të mira planifikuese dhe organizative.
  • Aftësi të mira krijuese.
  • Iniciativë, energji dhe entuziazëm.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze.

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj në adresën: jhasa@albaconsul.com
Specifikoni në subjektin e-mail pozicionin: Përfaqësues Shitje/Marketingu

ALBA CONSULTING - HR ELITE: RRISIM POTENCIALIN TUAJ!
 


Apply WhatsApp
Back
Top