• Tirane, ofroj vend pune shites/e

Shoqëria LOG in ALBANIA është themeluar në vitin 2004 me dëshirën dhe ambicien për të qenë përfaqësuese dinjitoze në tregun shqiptar dhe rajonal të shërbimeve. Aktualisht aktivitet e saj kryesore janë: agjensi doganore, spedicionere dhe transporti; agjensi turistike; shërbim postar ekspres; veprimtari në fushën e dhënies me qera të mjeteve të transportit; dealer i Vodafone Albania; organizim eventesh, etj.
Si dealer i Vodafone Albania është në kërkim të 2 shitësve për dyqanin tonë në Tiranë (Rr. Medar Shtylla):
Detyrat
- Realizon proçesin e shitjes së shërbimit tek klientët;
- Përgjegjësi për mbarëvajtjen e punës dhe korrektesën ndaj klientëve;
- Raporte ditor i shitjeve (në excel).
Kërkesat
- Eksperiencë të mëparshme në shitje - eksperienca në këtë sektor përbën avantazh;
- Fleksibël në orarin e punës;
- Njohuri të mira mbi paketën Microsoft Office;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Mosha e preferuar mbi 23 vjeç;
- Të jetë i/e gatshëm të pershtatet dhe të marrë përgjegjësi;
- Të jetë i/e besueshëm.
Aplikimi
Nëse ndjeni se i përmbushni kriteret e mësipërme jeni të lutur të dërgoni CV tuaj në: office@loginalbania.al
Për më tepër informacion mbi kompaninë: www.loginalbania.al
 


Apply
Back
Top