• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues mjekësor

Jemi Kompani Farmaceutike me qendër në Tiranë.
Jemi të interesuar të shtojmë stafin me një punonjës/e në pozicionin:
Përfaqësues mjekësor

Profili i punës
· Të realizojë me përpikmëri dhe në mënyrë krijuese aktivitetet promovuese të produkteve të kompanisë në zonat e paracaktuara.
· Të ndjekë së afërmi ecurinë e çdo veprimtarie në veçanti dhe të raportojë periodikisht për ecurinë në përputhje me kërkesat e përcaktuara paraprakisht.
· Të zhvillojë dhe të mbajë mardhënie të ngushta me personelin mjekësor, farmacistët, etj.
· Të sigurojë mbulim total të zonës që do i caktohet.

Aftësitë dhe kualifikimet
· Të ketë studiuar për Farmaci ose Mjekësi e përgjithshme (Diplomë universitare)
· Përbën përparësi eksperienca e mëparshme në ketë fushë.
· Njohuri në fushën e marketingut farmaceutik
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bindëse
· Njohuri të mira të gjuhës angleze
· Njohuri të mira kompjuterike
· Aftësi për të punuar në grup
· Mosha deri në 40 vjeç
· Të jetë i/e gatshëm të lëvizë jashtë Tirane (në rrethe)
· Leje drejtimi automjeti kategoria B

Nëse jeni të interesuar Ju lutem dërgoni CV Tuaja nëpërmjet e-mail: info@ilmafarm.com
Afati i rekomanduar i dergimit të CV, 10 ditë nga shfaqja e njoftimit.

Vetëm me kandidatët e përzgjedhur do të kontaktojmë.

e-mail: info@ilmafarm.com
 


Apply
Back
Top