• Ofrohet Internship në Marketing me mundësi punësimi

Dominusoft Albania / Norway, investim i huaj norvegjez ka në fokus të veprimtarisë zhvillimin, përmirësimin e produkteve software.
Kjo kompani ofron zgjidhjen e problemeve software për të gjtha kompanitë.

Ajo ka dëshmuar sukses të garantuar në realizimin e:
-Aplikacione Desktop
-Aplikacione Mobile
-Aplikacione Cloud/Web

Dominusoft ofron mundësinë e një Intershipi në Marketing për një periudhë 6 javore pranë zyrave të Dominusoft, me mundësi punësimi.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

- Të jetë në vazhdim ose të ketë përfunduar arsimin e lartë në degët: Informatikë Ekonomike, Informatikë, Marketing. etj.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
- Aftësi shumë të mira komunikimi
- Aftësi për të përthithur shpejt njohuri teknike
- Aftësi për të zhvilluar dokumentime të produkteve software
- Aftësi për të punuar në grup
- Njohje e mirë e rrjeteve sociale
- Të ketë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojë në dhënien e ideve të reja.

Aplikimet janë të hapura deri më datë 20 Qershor 2018.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën email: info@dominusoft.com

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top