• Tirane, ofroj vend pune Jurist i/e Njësisë së Ekzekutimit të Titujve Ekzekutivë në D

Njoftim për vend të lirë pune
”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Jurist i/e Njësisë së Ekzekutimit të Titujve Ekzekutivë në Departamentin Ligjor në Zyrat Qëndrore të FAF sh.a Tiranë
Detyrat e përgjithshme
1. Ai/ajo shqyrton dhe sqaron problematikat lindur gjatë procedurës përmbarimore duke dhënë zgjidhje efikase dhe efektive.
2. Ai/ajo për arritjen e objektivave dhe detyrave krijon dhe përditëson databaza ku përmbahen informacion aktual mbi ecurinë e procedurës përmbarimore të kredive me probleme
3. Ai/ajo analizon dhe përgatit raporte mbi ecurinë e dosjeve përmbarimore duke i raportuar në mënyrë të qartë dhe analitike pranë Përgjegjësit.
4. Ai/ajo si ekspert për çështjet ligjore, jep udhëzime dhe këshilla për dokumentacionin ligjor, duke përfshirë marrëdhëniet institucionale me shërbimin përmbarimor shtetëror dhe/ose privat.
5. Përpilon të gjitha shkresat e nevojshme për ekzekutimin e titujve ekzekutiv nga përmbarimi.

Kualifikimi dhe eksperienca
· Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e Juridikut
· Të ketë njohuri të legjislacionit bankar dhe procedurat ligjore ne fuqi.
· Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
· Të ketë aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe prezantimi

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë, brenda datës 31/07/2017 dokumentacionin e poshtëcituar:

1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.

  1. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
  2. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
  3. Dokument identiteti.
  4. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
  5. Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
  6. Raport Mjeko-Ligjor
  7. Letër reference
Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen.
 


Apply
Back
Top