• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier

Shoqeria Igor Elektrik sh.p.k, Kerkon te punesoje Inxhinier/e Kostoist .


Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja ePozicionit:

Inxhinieri/e Kostoist ka përgjegjësi kryesore për ndjekjen e kostos së objekteve në mënyrëe perodike në degën teknike dhe financë,hartimin e preventivave si dhe cmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Inxhinieri Kostoist raporton direkt tek Menaxheri dhe Drejtori Teknik.

Detyra dhePërgjegjësi :

· Përgatitjae Situacioneve mujore ,librezës së masave ,analizes së cmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve te nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës pëer objektet.
· Rakordim Mujor me departamentin e finances për inventaret ,gjëndjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve
· Përpilimin dhe hartimin e preventivave me çmimet përkatëse për zera të punimeve që kryen vetë kompania
· Kontrollin e preventivave me cmimet përkatëse të projekteve të ndryshme .
· Ndjekjen e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndertimit të objekteve .
· Raportimi i kostos së objekteve tek Manaxheri ,dhe departamenti i financës.
.· Rishikimi analizave teknike dhe manualit të cmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare
· Rishikim periodik I legjislacionit dhe botimeve në Fl.zyrtare ,në lidhje me cështje tëkostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor .
· Kontroll të tregut për çmime të dhena nga kontraktoret dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek PM
për të ndihmuar në negocimet e ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventivë.

a. Edukimi:

Të zotëroje diplomë Universiteti në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit

b. Eksperiencate punës:

Experience si preventivues ose kost-kontroll mbi 3-vjet për ndërtime civile dhe industriale

c. Kualifikimetë tjera:

-Te ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos në kompanite e ndërtimit.
- Experience si inxhinier zbatimi
-I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve
-Të jetë i azhornuar me cmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme

-Te njohë programet bazë në kompjuter, autocad.

d. Aftësi të tjera:

· Te jete i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkepunim me antarët e tjerë të stafit të kompanisë.
· Aftësi komunikuese dhe punuese në grup


Mënyra e aplikimit:

Tëgjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-të e tyre në adresën a.meta@igor.al



Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë .





 


Apply
Back
Top