• Tirane, ofroj vend pune Webmaster/Online Marketing

lajm shqip kërkon të zgjerojë stafin me një webmaster me dëshirë për të sjellë risi, të vetë-motivuar dhe bashkëpunues.


Aftësitë e kërkuara:


– Njohuri shumë të mira të Google Analytics, Webmaster Tools, Alexa
– Njohuri shumë të mira në WordPress
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
– Aftësi në përgatitjen e dokumentave teknike
– Aftësi të mira organizative dhe punë në grup
– Të jeni i komunikueshëm, metodik dhe i organizuar
– Të jeni shumë i besueshëm, etik dhe diskret
– Nuk është e domosdoshme eksperienca e mëparshme


Detyrat dhe përgjegjësitë:


– Rritja e rangut të website-it duke përdorur Google Analytics, Webmaster Tools, Alexa dhe mjete të tjera për të monitoruar problemet, çrregullimet dhe trendet.
– Menaxhimi, mirëmbajtja dhe update-imi i përmbajtjes dhe funksionaliteteve të website-it duke përdorur CMS
– Mirëmbajtja e website-it duke implementuar praktikat më të mira të optimizimit të faqes.
– Garantim i saktësisë dhe ekzekutimit në kohën e duhur të strategjisë, dizenjimit dhe dorëzimit të produktit përfundimtar.


Avantazh do të kenë aplikantët që:


– Kanë njohuri të mira në PHP, HTML5, CSS3, Javascript.
– Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8
– Kanë kryer studimet në një nga degët: Informatikë, Informatikë Ekonomike ose profile të ngjashme.


Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:


– CV me foto
– Letër motivimi
– Diplomë dhe listë notash


Aplikimet të cilat kanë mungesë të ndonjërit prej dokumentave të mësipërm do të skualifikohen automatikisht.

Cel. : +355 67 600 66 33
e-mail: lajmshqipcontact@gmail.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top