• Tirane, ofroj vend pune Konsulent Shitje

EPPC Albania kërkon një Konsulent Shitje për klientin e saj, kompani që operon në industrinë automobilistike që prej vitit 2005.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Arritja e objektivave të shitjes;
2. Prezanton në mënyrë dinjitoze kompaninë si dhe markat që përfaqeson kompania në takimet me klientët qe vizitojnë sallonin e automjeteve, me qëllim finalizimin në shitje;
3. Kontakton klientë të rinj potencialë, për t’i prezantuar automjetet e markës;
4. Organizon takime jashtë ambienteve të kompanisë për të prezantuar makinat tek klientët;
5. Ruan të dhënat e takimeve me klientët në menyrë elektronike;
6. Organizon Test Drive me klientët dhe prezanton makinën gjatë kryerjes së tij;
7. Zbaton me përpikmëri të gjitha standardet e Markës;
8. Harton raporte periodike për të dhëna që kërkohen nga Marka dhe nga Kompania;
9. Bashkëpunon me departamentin e Marketingut, per fushatat e Marketingut për Markën në bazë të buxheteve dhe mjeteve që kompania ka në dispozicion.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare;
  • Të ketë njohuri në fushën e automobilave;
  • Të jetë zotërues shumë i mirë i gjuhës Angleze dhe Italiane;
  • Të jetë zotërues shumë i mirë i paketës MS Office;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe shitjeje;
  • Të jetë i gatshem për trajnime brenda dhe jashtë vendit;
  • Të posedojë leje drejtimi;
  • Eksperienca në këtë fushë përbën avantazh

Të dhënat:

Pozicioni: Konsulent Shitje;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 25/10/2017.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top