• Lushnje, ofroj vend pune Magazinier

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industrial, miniera e metalurgji, etj.

Agrocon Albania Sh.p.k është një kompani shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Aktivitet përfshin prodhimin e perimeve të fresketa në serë, në fushë të hapur, grumbullimi i perimeve nga fermerët e zonës si dhe shitja me shumicë për eksport dhe në tregun shqiptar.

Pozicioni: Magazinier, Magazinë Prodhimi Perimesh
Raporton: Departamenti i Financës
Vendndodhja: Fshati Ngurrëz e Vogël, Lushnje

Përmbledhje:
Përgjegjësi i Magazinës pranë fermës së Agrocon Albania ka funksion bazë monitorimin dhe regjistrimin e të gjithë aktivitetit hyrjes dhe të daljes nga managazina të prodhimit, inputeve dhe materialet ndihmëse.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është personi përgjegjës mbi aktivitetin e hyrjes, magazinimit, manaxhimit dhe daljes së materialeve, lëndëve të trajtimit të bimës, mjetet, pajisjeve dhe prodhimit nga magazinë;
  • Kujdeset për regjistrimin korrekt të materialeve dhe prodhimit që hyn në magazinë sipas librave përkatës:
a) Libri i prodhimit
b) Libri i materialeve
c) Libri i lëndëve për trajtimin e bimës

  • Rakordon me departamentin e Financës kontabilizimin e të gjithë materialeve dhe prodhimit të hyrë në magazinë;
  • Rakordon me departamentin e Prodhimit dhe Shitjes përkatësisht;
a) sasinë e prodhimit të hyrë,në gjëndje dhe sasinë e dale nga magazine;
b) sasinë e hyrë, në gjendje dhe të përdorur (sasine e dalë) të lëndëve të përdorura për trajtimin e bimës;

  • Në bashkëpunim me Departamentin e Financës kryer 2 herë në vit inventarin e prodhimit në fund të sezonit të prodhimit dhe 1 herë në vit inventarin e aseteve;
  • Raporton në bazë ditore mbi sasinë e prodhimit të hyrë, në gjendje dhe sasinë e dale nga magazina si dhe problematikat kryesore;
  • Organizon punonjësit e magazinës në sistemin e mallit për magazinim;
  • Kujdeset për plotësimin e sakt të regjistrave operacional të lëvizjes së prodhimit dhe inputeve të prodhimit

Edukimi: Diplomë Universitare ne degën Finance, Administrim Bisnes.

Eksperiencë Pune:
Të ketë ekperiencë pune të mëparshme si përgjegjës i magazines. Experience në magazinat e prodhimit të perimeve përbëjnë përparësi.

Kualifikime të tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Zotërimi i gjuhës angleze përbën përparësi;
  • Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit dhe gjenerimin e raporteve;
  • Aftësi për të koordinuar punën;
  • Aftësi për të mare iniciativa dhe propozuar përmirësime.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa hr@agroconalbania.al

Afati i dorëzimit: 24 Korrik 2017
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.


* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”.
 


Apply
Back
Top