• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER PROJEKTI

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Menaxhimi i buxhetit të projektit;
· Menaxhimi i devijimeve në projekt;
· Menaxhimi i grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij;
· Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standartet e kompanise;
· Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
· Miraton cost raportet mujore të projektit;
· Menexhimi i strukturës tekniko administrative të projektit;
· Perpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
· Monitorimin e vazhdueshem të kontratave;
· Aprovimin e penaliteteve;
· Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
· Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
· Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit. Përgatit plane aftatshkurtra në varësi të progresit të projektit;
· Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret;
· Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara sic duhet;
· Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
· Siguron asistence administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
· Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurine e projekteve;
· Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
· Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
· Orienton vartësit në procesin e punës.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhineri Ndërtimi ose Arkitekturë.

Eksperiencë Pune: Të ketë të paktën 15 vjet eksperiencë pune;

Aftësi:


  • Të posedojë licencën si inxhinier profesional në Shqipëri është avantazh;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat ,komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim ,prëgatitje raportesh etj;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbente avantazh).

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 28 Korrik 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top