• Vlore, ofroj vend pune Oficer Kredie, Dega Vlore

Qëllimi i punës:
Identifikon mundësi shitje, gjeneron klientë të rinj ndërsa realizon arritjen e objektivave individualë dhe siguron një shërbim të shpejt dhe profesional për klientët potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie të shëndetshme dhe cilësore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
1. Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe të zhvillojë një plan kërkimor;
2. Ndërton, mirëmban dhe zhvillon databazë kërkimore klientësh dhe siguron përditësime të rregullta në mënyrë që të lejojë parashikim të saktë;
3. Takohet me klientët potencialë për t’i informuar rreth produkteve dhe kushteve të kredisë;
4. Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania;
5. Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues;
6. Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
7. Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
8. Siguron këshillim financiar dhe shërbim klientësh cilësor;
9. Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;
10. Menaxhon marrëdhënien me klientët, duke ju dhënë zgjidhje kërkesave dhe ankesave.

Kërkesat për pozicionin:


1. Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;
2. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar;
3. Aftësi të shkëlqyera në shitje, marketing dhe negocim;
4. Patentë drejtimi automjeti.

Lutemi të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 24.07.2017.

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një testim me shkrim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top