• Tirane, ofroj vend pune për pozicionin "Mjek i Ndermarrjes”

Kompania "Area Data Processing" kërkon profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Mjek i Ndermarrjes”.

Mjeku i ndërmarrjes ka këto detyra:

o Këshillon punëdhënësin për problemet e mbrojtjes në punë, për shmangien e aksidenteve dhe të sëmundjeve profesionale, si dhe për të gjitha çështjet e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë;
o vlerëson çështje të fiziologjisë së punës, të problemeve higjienike e sanitare, veçanërisht të ritmit e të kohës së punës, të organizimit të vendit të punës, të zhvillimit dhe të mjediseve të punës;
o rekomandon çështje të ndryshimit të vendeve të punës për riintegrimin e të gjymtuarve,në procesin e punës dhe të të sëmurëve me sëmundje profesionale, si dhe studion shkaqet e aksidenteve në punë e të sëmundjeve profesionale, duke i propozuar punëmarrësit masat për shmangien e tyre;
o kontrollon pranimin në punë të punëmarrësve, në përputhje me raportin mjekësor të lëshuar nga komisioni medikoligjor, në bazë të aftësive shëndetësore për procesin konkret të punës, si dhe organizon ekzaminimin periodik, shëndetësor, për të gjithë punonjësit, një herë në 6 muaj;
o ndjek, në mënyrë të vazhdueshme, të sëmurët kronikë, bën konsulta me mjekët e familjes dhe specialistët, si dhe ndërhyn te punëdhënësi, që, në rast nevoje, të bëjë ndërrimin e vendit të punës;
o plotëson regjistrin e paaftësisë së përkohshme në punë, të aksidentit në punë dhe sëmundjeve profesionale, si dhe, në bashkëpunim me punëdhënësin, denoncon pranë Inspektoratit të Punës rastet e aksidenteve dhe të sëmundjeve profesionale.”.

Profili:

· Diplome e Shkolles se Larte ne Fakultetin e Mjekesise
· License nga Min.Shendetesise “për ushtrimin e profesionit në fushën e mjekësisë, në profesion të lirë privat”.
· Sens I larte pergjegjshmerie dhe korrektesie

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV ne adresen: recruting@talis.al
CV kerkohen ne gjuhe italiane dhe me object: Area Data Processing
 


Apply
Back
Top