• Food Way po kërkon Junior Financier

Njoftim Pune

Profili i kompanisë
: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, I pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Food Way
është pjesë e Balfin Group i specializuar në ofrimin e shërbimeve në Bare, Piceri & Restorante. Food Way është i lokalizuar në dy qendrat tregtare QTU dhe TEG. Pjesë e Food Way është dhe Restorant Yamato, i pari dhe i vetmi Restorant Japonez në Tiranë.

Pozicioni: Junior Financier
Departamenti: Finance
Vendndodhja:QTU

Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Regjistrim i faturave të blerjeve dhe shitjeve
· Regjistrim i veprimeve të bankave dhe arkave
· Inicimi i pagesave në banka
· Rakordim furnitoresh, klientesh
· Liber blerje dhe shitje çdo fund muaji
· Kontabilizimi i amortizimit
· Kontabilizimi i pagave
· Përgatitja një hëre në muaj i raportit të arkës
· Kontrolli i faturave të blerjes të magazinës
· Pjesëmarrje dhe nxjerrja e rezultateve tëInventareve


Kërkesat:
a. Edukimi: Diplomë në Degën Financë/Kontabilitet.
b. Eksperiencat e punës: Jo më pak se 1 vjet në këtë profil pune.
c. Kualifikime të tjera:
Trajnime/kurse të ndryshme në lidhje me programin Financa 5.
Njohuri shumë të mira të kompjuterit dhe paketës Office.

d. Aftësi të tjera:
· Të ketë aftësi të mira organizative,
· Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi,
· Të ketë aftësi të shkëlqyera bashkëpunimi në grup,
· Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale,
· Të jetë fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera.


Mënyra e aplikimit*: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:
  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Food Way nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
  1. Me e-mail: [FONT=Cambria][B][I][COLOR=#0563c1]hr@foodway.al[/COLOR][/I][/B][/FONT]
  2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Food Way, Qendra Tregtare “UNIVERS”, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 6,Kashar, Tiranë, Shqipëri.

Afati I dorëzimit
: derinë dt. 15 Korrik 2017

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitettë plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjene të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top