• Tirane, ofroj vend pune Elektricist

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster, Cappy Pulpy.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.

CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:

Elektricist

Pergjegjesite kryesore:
· Riparon dhe miremban të gjitha asetet në ambjentin e prodhimit.
· Të përgjigjet menjëherë ndaj defekteve të pajisjeve dhe riparimin e makinerive në kohën e duhur.
· Të kryeje punë të planifikuar dhe të paplanifikuar.
· Ofron këshillim dhe trajnim ne pune punonjesve te rinj.
· Kryen ndryshime te proceseve te punes për përmirësimin e cilesise se sherbimit.
· Riparon defektet e pajisjeve elektrike dhe elektronike te linjave si dhe PLC.
· Vepron në përputhje me të gjitha kërkesat kombetare dhe nderkombetare si dhe te kompanise.
· Kryen detyra të tjera të mirëmbajtjes siç i kërkohen.

Aftesite dhe kualifikimet:
· Diploma e Shkolles Mesme Profesionale ne Elektrike, perparesi Diplome e Shkolles se Larte ne Inxhinieri Elektrike/Elektronike.
· 3 ose me shume pervojë në mirembajtjen e linjave te prodhimit, preferohet ne industri pijesh.
· Licenca Elektricist ose 2-vjeçare diplomë teknike në mirëmbajtje industrial apo Engineering preferuar.
· Duhet të ketë njohuri të pajisjeve elektrike.
· Aftësi për të diagnostifikuar difektet dhe riparuar ato elektrike.
· Njohuri pune me kodet elektrike kombëtare.
· Duhet të jetë në gjendje të punojë me turne, gjatë fundjavës ose orë të tjera të parregullta siç kërkohet nga nevojat e biznesit.

Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 12 Korrik 2017.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top