• IDS Tirana kerkon Trajnues per fushaten anglisht Local Web.

Trajnues
Departamenti: Burimet njerëzore
Raporton: Përgjegjegjësi i trajnuesve, Drejtuesit të selisë.
Mbikqyr: Kandidatët gjatë fazës së trajnimit.
Vendndodhja:Rruga "Perlat Rexhepi" ,Ish Blloku, Tirana Albania

Qëllimi

Trajnuesi ka për qëllim përzgjedhjen dhe trajnimin e stafit të ri si dhe ritrajnimin e stafit aktual sipas nevojave të
punës, duke filluar nga përgatitja e materialeve të nevojshme.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
1.Rekrutimi, intervistimi dhe përzgjedhja e punonjësve të ri.
2.Zhvillimi i proçesit të trajnimit për punonjësit e ri, deri në momentin që janë të përgatitur për të filluar
proçesin e punës.
3.Krijimi, përditësimi dhe mirëmbajtja e materjaleve të nevojshme për trajnim dhe ritrajnim (briefing).
4.Përgatitja e materjaleve dhe trajnimeve motivuese.
5.Monitorimi i performancës së punonjësve.
6.Arkivimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit
përkatës të secilit punonjës.
7.Hedhja dhe kontroll i të dhënave të sakta në sistemin kompjuterik të HRM.
8.Planifikim mujor i rekrutimeve dhe trajnimeve në bazë të kërkesave të selisë dhe të largimeve mujore.
9.Përgjegjës për hyrjet, transferimet dhe largimet e punonjësve, plotësimin e dokumentacioneve në secilin nga këto raste si dhe raportimin drejt zyrave përkatëse.
10.Përgjegjës për përllogaritjen e orëve të punës, në rast shkurtimesh, rritje orësh etj.

Kualifikimet, njohuritë dhe përvoja
Të ketë përfunduar studimet e larta universitare, të nivelit Bachelor.
Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës italiane.
Të ketë njohuri të programeve bazë kompjuterike.
Të ketë eksperiencë në mirëmbajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit.
Të ketë eksperiencë në mirëmbajtjen me informacion në Mediat Sociale.
Shkathtësitë dhe aftësitë Themelore:
Aftësi për të punuar me diskrecion dhe konfidencialitet.
Aftësi shumë të mira në komunikimin verbal dhe atë të shkruar.
Nivel i lartë përpikmërie dhe etikë profesionale.
Aftësi shumë të mira komunikimi me punonjësit, raportuese dhe monitoruese.
Aftësi shumë të mira të punës në grup.

E preferueshme:
-Eksperiencë e mëparshme në rolin e trajnuesit.
-Trajnime dhe kualifikime në lidhje me fusha që trajtojnë çështjen e menaxhimit të burimeve njerezore, si dhe të administratës në tërësi .


Cel. : 0697096812
email : hr.uk@ids.al


Cel. : 0697096812
 


Apply WhatsApp
Back
Top