• Berat, ofroj vend pune Oficer Kredie, Agjancia Berat

Identifikon mundësi shitje, gjeneron klientë të rinj ndërsa realizon arritjen e objektivave individualë dhe siguron një shërbim të shpejtë dhe profesional për klientët potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie të shëndetshme dhe cilësore.

Përgjegjësitë Kryesore

1. Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe të zhvillojë një plan kërkimor;
2. Ndërton, mirëmban dhe zhvillon databazë kërkimore klientësh dhe siguron përditësime të rregullta në mënyrë që të lejojë parashikim të saktë;
3. Takohet me klientët potencialë për t’i informuar rreth produkteve dhe kushteve të kredisë;
4. Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania;
5. Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues;
6. Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
7. Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
8. Siguron këshillim financiar dhe shërbim klientësh cilësor;
9. Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
10. Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura.

Kërkesat Minimale

  1. Edukimi: Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;
  2. Fusha e ekspertizës profesionale:
- Shitjet
- Marketingu
- Negocimi

  1. Eksperienca e Punës: E preferueshme 2 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar;
  2. Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv).


Lutemi te dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 06.07.2017.

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një testim me shkrim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top