• Sarande, ofroj vend pune ASISTENT MENAXHERI FINANCIAR

Shoqeria “ S&D Invest” kerkon te punesoje per ne Sarande:

Asistent/e Menaxher Financiar
Detyrat:
• Pranimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël për Departamentin e Financave;
• Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë faturat e blerjes, faturat e shitjes etj,
• Auditimi I dokumentave te magazines per rregjistrimin dhe kontabilizimin e tyre ,
• Përgatitja e regjistrit të debi kredive (kliente & furnitor), kuadrimi I tyre dhe ndjekja e procesit per shlyerjen ne kohë të te gjitha detyrimeve;
• Mirëmbajtja e rregullt e regjistrit të aseteve fikse, dorëzimi i detajeve për perllogaritjen e amortizimeve tek Kontabilisti kryesor;
• Edukimi i vazhdueshëm profesional në përditësimin dhe avancimin e njohurive profesionale;
• Kryerja e punëve të tjera nga fusha e kontabilitetit, financiar ose punëve tjera administrative sipas kërkesës së Drejtorit Financiar ose të Kontabilistit kryesor.

Kualifikimet
• Të ketë të përfunduar fakultetin ekonomik drejtimi Financa
• Te kete minimumi 3 vjet eksperince pune ne kete fushe
• Te kete njohuri te mira te programeve financiare. Preferohet njohja e programit " Alpha Business ".
• Të ketë aftësi të mira për komunikim
• Të ketë aftësi për të punuar në grupe

PAGA MUJORE DERI NE 60.000 LEKE TE REJA

Të interesuarit janë të lutur të dergojne cv e tyre ne adresen [COLOR=#417394][FONT='inherit']hr@agikons.com[/FONT][/COLOR]

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per tu intervistuar
 


Apply
Back
Top