• Shkoder, ofroj vend pune Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë, Dega Shkodër

Qëllimi i Punës
Të mbledhë kreditë në vonesë dhe të kontribuojë në marrëdhënien e NOA Sh.a. me klientët që kanë vonesa duke siguruar që klientët respektojnë afatin e pagesave. Siguron një cilësi të mirë të portofolit të kredisë të cilin manaxhon. Kontribuon në Komitetin e Kredisë së Degës në parandalimin e dhënies së kredive me rrezik të lartë të moskthimit nëpërmjet dhënies dhe marrjes së referencave.

Përgjegjësitë Kryesore
1. Ka përgjegjësi për menaxhimin e portofolit të tij të kredive që janë në vonesë dhe realizimin e objektivave mujore, dhe siguron që kreditë paguhen në kohën e përcaktuar në kontratën e kredisë;
2. Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat e vendosura nga Kompania dhe që janë pjesë e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të tij;
3. Siguron saktësinë e informacionit për klientin, bashkëhuamarrësin e garantorët, evidenton në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet e informacionit në Procesverbalin e marrjes në dorëzim dhe në sistem;
4. Takon rregullisht dhe në mënyrë frekuente, sipas strategjisë së miratuar, klientët në portofolin e tij me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion, ndjek, përdor në vazhdimësi metoda pune të efektshme me qëllim pagesën korrekte të detyrimit dhe krijimin e kushteve për vazhdimin e bashkëpunimit të klientit me NOA Sh.a;
5. Evidenton arsyet e delinkuencës, nëse klienti ka biznes apo të ardhura të tjera në familje si nga puna, pensioni, emigracioni;
6. Llogarit të ardhurat nga biznesi, apo të ardhura nga burime të tjera në familje me qëllim motivimin e klientit për të paguar;
7. Investigon dhe merr informacion rreth investimeve që mund të ketë kryer klienti si dhe nëse ka borxhe të tjera, me qëllim të dalë në konkluzion të qartë e të saktë për aftësinë paguese të klientit dhe sigurohet për ripagimin e kredisë;
8. Kryen propozimet për ristrukturim apo riskedulim të kredisë;
9. Respekton politikën që është në fuqi për faljen e gjobave;
10. Raporton në Komitetin e Delinkuencës dhe në Njësinë e Mbledhjes së Kredive lidhur me përpjekjet e kryera dhe rezultatet e arritura për:
- zgjidhjen e problemeve të kredisë
- mbledhjen dhe organizimin e informacionit të duhur në lidhje me mashtrimet, pagesat, humbjet, etj.
11. Propozon dhe siguron zbatimin e procedurës për kalimin për ndjekje ligjore edhe para afatit të evidentuar në procedurën e përcaktuar;
12. Jep mendime për përmirësimin e punës të procedurave dhe politikave të kredisë me qëllim minimizimin e riskut të kredisë;
13. Jep referenca të përgjegjegjshme për rastet në Komitet Kredie nëse ka informacion;
14. Raporton dhe zbaton instruksionet e dhëna nga Menaxheri Zonal i Mbledhjes së Kredive;
15. Kryen çdo detyrë tjetër që ka lidhje me punën e tij sipas kërkesave të Menaxherit Rajonal.


Kërkesat minimale
1. Edukimi: Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme
2. Fusha e ekspertizës profesionale: Negocimi
3. Eksperienca e Punës: E preferueshme 2 vjet eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme.
4. Aftësi të zhvilluara për të negociuar;
5. Aftësi shumë të mira për të kryer analiza të të ardhurave për të vlerësuar kapacitetin e klientit;

Lutemi të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 06.07.2017.

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një testim me shkrim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top