• Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

RECEPSIONISTE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Ndihmesë në të gjitha aspektet e menaxhimit administrativ, mirëmbajtje e listës telefonike dhe kontaketeve të stafit, etj;
  • Pritja e vizitorëve dhe ndihma ndaj pjesës tjetër të stafit në organizimin e kërkesave të tyre;
  • Programimi dhe koordinimi i takimeve, intervistave, eventeve dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme dhe mundësimi i materialeve të brendshme mbështetëse.
  • Përgatitja e korespondencës së biznesit (Nëpërmjet përdorimit të microsoft office, word, excel, access, outlook, etj);
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e dosjeve dhe të dhënave, protokollimi i dokumentave;
  • Kontrolli dhe sigurimi i mjaftueshmërisë së materialeve të kancelarisë;
  • Pritja e telefonatave dhe transferimi i thirrjeve tek personat përkatës;
  • Përdorimi i pajisjeve të zyrës të tilla si printera, fotokopje dhe Fax;
  • Përgatitja dhe publikimi i njoftimeve të ndryshme sipas nevojave të kompanisë;
  • Raportimi i saktë dhe periodik tek eprorët;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diploma Universitare përbën avantazh;

Eksperiencë Pune: Eksperience pune në recepsion;

Aftësi:


· Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
· Fokusim ndaj shërbimit të klientit;
· Njohuri të mira kompiuterike, njohuri të paketës MS Office.
· Aftësi për të kryer një sërë detyrash pa mbikqyrjen e eprorëve;
· Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët;
· Aftësi të shumë të mira në komunikim dhe në shkrim të gjuhës angleze, dhe një gjuhë e dytë përbën avantazh;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 23 Qershor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top