• Tirane, ofroj vend pune Accounting Assistant

EPPC Albania kërkon një Accounting Assistant për klientin e saj, kompani ndërkombëtare lider në treg në pajisjet pneumatike (kompresorë ajri, njësitë e trajtimit të ajrit & automatizim pneumatik, sistemet e vakumit etj).

Përgjegjësitë kryesore:

· Ofron mbështetje administrative, duke ndërmarrë detyra siç janë: përpilimi i dokumentave, ruajtja e tyre, marrja e telefonatave, trajtimi i postës dhe kontabiliteti bazë;
· Mbulon proçesin e shitjeve dhe blerjeve duke mbikëqyrur gjithë dokumentacionin përkatës;
· Llogarit dhe kontrollon pagesat, për tu siguruar që shumat dhe të dhënat janë të sakta;
· Ndjek proçesin e porosive, menaxhon nivelin e stokut dhe kontrollin e tij;
· Kryen raportime periodike tek drejtuesit e kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në Ekonomi, Dega Financë - Kontabilitet;
· Të zotëroj shumë mirë gjuhën Greke (domosdoshmëri);
· Përvojë e mëparshme ( përbën avantazh );
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office (Word-Excel);
· Të ketë njohuri për programin Financa 5 ( përbën avantazh );
· Të shfaq aftësi të mira planifikuese dhe problem-zgjidhëse;
· Të jetë person dinamik, i adaptueshëm dhe i besueshëm.

Të dhënat:

·Pozicioni: Accounting Assistant;
·Vendndodhja Tiranë;
·Orari: 46 orë në javë;
·Pagesa: Shumë e mirë;
·Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
·Aplikimet mbyllen : 27.06.2017.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: [B]recruitments@eppc.al[/B]
 


Apply
Back
Top