• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

eppc kërkon një Inxhinier Mekanik për klientin e saj, një kompani lider në në fushën e veprimtarive ku operon, prodhim tubash dhe pajisjesh Polipropileni.

Qëllimi kryesor i punës:

Puna e Inxhinierit Mekanik, konsiston në mirëmbajtjen dhe rregullimin e makinerive që merren me prodhim dhe përpunimin e plastikës, POLIPROPILENE HOMOGJEN (pph).

Kërkesat për këtë pozicion janë:
· Eksperiencë të mëparshme (përbën avantazh);
· Paraqitje profesionale dhe të jetë i/e orientuar drejt arritjes së objektivave;
· Të jetë person energjik, pozitiv dhe i motivuar (preferohet grupmosha 30-45 vjeç);
· Të ketë njohuri në proçeset dhe materialet që marrin pjesë në një impiant mekanik;
· Njohuri të mira kompjuterike.

Të dhënat:

Pozicioni: Inxhinier Mekanik;
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Në varësi të aftësive të kandidatit;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 11.09.2017.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:[B]recruitments@eppc.al[/B]

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top