• Tirane, ofroj vend pune HSE & Koordinator i Sigurise

Balkan FinanceInvestment Group ështënjë ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm meaktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimine shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion,industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Kompania ManeTCI është lider nëndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. Ethemeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën endërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale,Qendra sociale dhe kulturore, Ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni:HSE & Koordinator I Sigurisë.
Departmenti:Teknik
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

HSE & Koordinatori i Sigurisëështë përgjegjës për Sigurinë dhe Shëndetin në nivel kompanie për të gjitha aktivitetet që kryen kompania. Monitoron zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në cdo kantier. Përpilon dokumentacionin e nevojshëm për zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Detyra dhe Përgjegjësi :

  • Të përditësojë politikën e shëndetit dhe sigurisë në punë.
  • Të monitorojë implementimin e politikës së shëndetit dhe sigurisë.
  • Të kryeje inspektime për të identifikuar rreziqet potenciale.
  • Të kontrollojë përshtatshmërinë e kushteve të kantiereve me Ligjin e Sigurisë dhe Shëndetit në punë.
  • Të ofrojë trajnime mujore për të gjithë kontraktorët dhe stafin e kompanisë.
  • Të hartoj Planin e Sigurisë dhe Koordinimit
  • Të hartoj Planin Operativ të Sigurisë
  • Të krijoj dhe mbledh këshillin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Kontrollon zbatimin e rregullores së Sigurisë dhe Shëndetit nga kontraktoret e kompanisë në cdo kantier.
  • Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë.
  • Asiston stafin e kantierëve mbi nevojat e pajisjeve mbrojtëse personale dhe ato kolektive
  • Asiston stafin e mirëmbajtjes mbi nevojat e pajisjeve mbrojtëse personale dhe ato kolektive
  • Të vendosë dhe të implementojë një sistem për të raportuar aksidentet ne kantier.
  • Të bashkëveprojë me drejtuesit e kantierëve për të identifikuar rreziqet që shfaqen në zonën që mbikqyret prej tyre
  • Të implementojë një procedurë për vlerësimin e rrezikut dhe të vendosë planë për të minimizuar këto rreziqe.

Edukimi:

· Te zotërojë diplomëuniversitare në Inxhineri Ndërtimi.

Eksperiencat e punës:

· Minimumi 2 vjet eksperiencënë të njejtin pozicion ose pozicione të ngjashme.

Kualifikime të tjera:

· Të ketë eksperiencë pune jo me pak se 5-së vjetnë fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në kompani ndërtimi.
· Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kursespecifike për sigurinë dhe shëndetin.
· Të ketë kryer trajnimin e koordinatorit tësigurisë të akredituar nga institucionet shtetërore.

Aftësi të tjera:

· Aftësi shumë të mira manaxhuese, organizative,planifikuese dhe komunikuese.
· Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa meefikase problematikat.
· Komunikim i shkëlqyer me gojë dhe meshkrim ,përgatitje raportesh etj.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhetjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh)
· Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike përsigurinë dhe shëndetin.
· Të ketë kryer trajnimin e koordinatorit të sigurisë tëakredituar nga institucionet shtetërore.
· Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
· Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike(CAD, EXCEL etj)

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë kandidatet e interesuar janë tëlutur të dorëzojnë Cv-në dhe letrën e interesit në adresën [FONT=Gisha][SIZE=3][COLOR=#0000ff]hr@manetci.al[/COLOR][/SIZE][/FONT].

Afati i dorëzimit 16 Qershor 2017

Të gjitha aplikimet do të trajtohen mekonfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të DhënavePersonale.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët epërzgjedhur për intervistë
 


Apply
Back
Top