• Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste

Oda Hotel Tirana, nje boutiqe hotel me adrese ne Bulevardin bajram Curri, ofron vend pune si recepsioniste me kohe te plote per tu bere pjese e stafit te hotelit. Nje hotel i ri, i karakterizuar nga nje design kontemporan, personi i kerkuar do te behet pjese e nje ambjenti pozitiv pune, ku rritja profesionale eshte e mundshme.

Nese jeni nje e re me energji, formim te mire profesional dhe mbi te gjitha me deshire per te punuar ne nje sipermarrje te sukseshme, ne nje fushe me potencial te madh, atehere mos hezito te na kontaktosh.
Kriteret e aplikantit per vendin e punes:
1. Te kete minimalisht arsimin e mesem. Arsimi i larte perben avantazh te rendesishem.
2. Te jete njohes shume i mire i gjuhes angleze. Njohuri te mira te gjuhes italiane perbejne avantazh.
3. Eksperienca ne pune te ngjashme eshte perparesi.
4. Njohuri te mira te punes ne kompjuter dhe programeve kompjuterike .
5. Aftesi te mira komunikative, sikurse aftesi per te punuar ne grup.
6. Aftesi te mira shpjeguese te aktiviteteve kryesore ne qytet, per ti ardhur ne ndihme klienteve te hotelit.

D̲e̲t̲y̲r̲a̲t̲ ̲d̲h̲e̲ ̲p̲e̲r̲g̲j̲e̲g̲j̲e̲s̲i̲t̲e̲:̲ ̲
1. Te menaxhoje rezervimet e ndryshme nepermjet platformave kryesore te operimit te hotelit.
2. Te menaxhoje rrjetet sociale te hotelit per fuqizuar fushaten e marketingut te sipermarrjes se re.
3. Mbajtja e cilesise dhe standarteve profesionale ne nivel shume te larte.
4. Akomodimi i bujtesve ne hotel dhe asistenca ndaj tyre per nje qendrim sa me komod.
5. Kontrolli i gjendjes se dhomave pas sistemimit nga stafi i pastrimit.
6. Perpilimi i faturave te shitjes dhe arkivimi i faturave blerese.

Aplikantja duhet te jete e gatshme te punoje edhe si turni i II, ne varesi te programit javor te punes.

Eksperienca e meparshme ne kete pozicion eshte avantazh shume i rendesishem per te fituar pozicionin e punes, pasi garanton familjaritet me kete profesion.

Te gjithe ata qe plotesojne kriteret e mesiperme dhe duan te behen pjese e kesaj sipermarrje inovative jane te lutur te dergojne CV ne edian_mece@hotmail.com.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per nje interviste pune.

Cel. : 0688016060

Cel. : 0688016060
 


Apply WhatsApp
Back
Top