• Tirane, ofroj vend pune Farmacist Mjek

Jemi të interesuar të shtojmë stafin me 2 punonjës/e në pozicionin: “Përfaqësues mjekësor”.
Profili i punës:

  • Të realizojë me përpikmëri dhe në mënyrë krijuese aktivitetet promovuese të produkteve të kompanisë në zonat e paracaktuara.
  • Të ndjekë së afërmi ecurinë e çdo veprimtarie në veçanti dhe të raportojë periodikisht për ecurinë në përputhje me kërkesat e përcaktuara paraprakisht.
  • Të zhvillojë dhe të mbajë marëdhënie të ngushta me personelin mjekësor, farmacistët, etj.
  • Të sigurojë mbulim total të zonës që do i caktohet.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë studiuar për Farmaci ose Mjekësi e përgjithshme (Diplomë universitare).
  • Eksperiencë e mëparshme pune në këtë fushë. Njohuri dhe përvojë të drejtpërdrejtë në tregun farmaceutik Shqipëtar.
  • Njohuri në fushën e marketingut farmaceutik.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bindëse.
  • Njohuri të mira kompjuterike.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Mosha deri në 35vjeç.
Të jetë i/e gatshëm të lëvizë jashtë Tirane (në rrethe).
Leje drejtimi automjeti kategoria B.

Nëse jeni të interesuar ju lutem dërgoni CV-të tuaja nëpërmjet e-mail: medipharmacompany@gmail.com
Afati i rekomanduar i dërgimit të CV, 10 ditë nga shfaqja e njoftimit.
Vetëm me kandidatët e përzgjedhur do të kontaktojmë.
www.medipharmacompany.com



Cel. : 042213603
 


Apply
Back
Top