• Tirane, ofroj vend pune Punonjes Social, Psikolog Klinik

Tiranë, ofroj vend pune Punonjës Social, Psikolog Klinik
Njoftim për punësim



FBSH-DN, “Fëmijët e Botës dhe të Shqipërisë - Të Drejtat e Njeriut”, është një organizatë lokale jofitimprurëse që punon me fëmijë dhe familje me vështirësi social-ekonomike dhe operon kryesisht në zonën e Kinostudios, Tiranë.

Qëllimi i Organizatës: Parandalimi i trafikimit të fëmijëve, braktisjes shkollore dhe fenomenit të fëmijëve të rrugës.

FSBH-DN kërkon të punësojë një Punonjës Social dhe një Psikolog Klinik, që duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:

  • Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë në degët: Punë Sociale/Psikologji Klinike
  • Të ketë eksperiencë pune, preferohet më shumë se 2 vjet.
  • Të ketë përvojë pune në organizata që punojnë me fëmijë dhe grupe në vështirësi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese, të jetë energjik, krijues, me iniciativë dhe të punojë në grup.
  • Dëshire dhe përkushtim për punën e orientuar nga përfituesit.
  • Aftësi të mira kompjuterike
  • Të njohë një gjuhë të huaj (Anglisht/Italisht)


Aplikuesit për pozicionin e Punonjës Social, Psikologut Klinik duhet të paraqesin brenda datës 22.04.2009 një kopje të CV-së dhe një Letër Motivimi ku shpjegojnë arsyen pse janë të përshtatshëm për këtë vend pune, në adresën e email-it: [FONT=Times New Roman][SIZE=3][COLOR=#0000ff]fbsh_dn@yahoo.com[/COLOR][/SIZE][/FONT]
ose në adresën e organizatës:
Rr. “Niko Avrami”, nr 28,
përballë Shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”,
Kinostudio, Tiranë.

Aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen pas datës 22.04.2009

Tel: 042378192


 


Apply
Back
Top