• Tirane, ofroj vend pune Specialist, Sektori i Riskut Operacional

Objektivat Paresore

  • Te siguroje performance te mire te mbikqyrjes se vazhdueshme ne SGAL dhe implementimin korrekt te masave per mitigimin e riskut operacional.
Rolet Kyçe & pergjegjesite

  • Siguron që të gjitha aktivitetet e kryera nga Banka Societe Generale Albania të mbulohen nga mbikqyrja e vazhdueshme ;
  • Përcakton, së bashku me përgjegjësin e sektorit dhe drejtorët e departamenteve, kontrollet që duhet të kryhen për minimizimin e riskut, si dhe frekuencën e tyre ;
  • Mban një dosje reference me të gjithë elementët e kontrollit të vazhdueshëm për çdo departament, (personat e përfshirë ne mbikqyrjen e vazhdueshme, kontrollet dhe frekuencën e tyre) ;
  • Merr pjese ne programet Reshape dhe proceset/produktet e reja per vleresimin e riskut dhe propozimin e masave qe duhen ndermarre ;
  • Sigurohet qe mbikqyrja e vazhdueshme te mbuloje aktivitetet dhe produktet e reja dhe pershtatet me ndryshimet organizative ;
  • Verifikon sigurine e kontrolleve ekzistuese ne rast te ndodhjes se humbjeve operacionale dhe ben ndryshimet e nevojshme;
  • Mbledh dhe monitoron humbjet operacionale ne Banke;
  • Bashkepunon me PS team ne Retail me qellim identifikimin, konsolidimin dhe menaxhimin e informacionit dhe veprimeve lidhur me cilesine PS ne dege;
  • Kryen cdo detyre tjeter qe i caktohet nga eproret.

Aftesite e kerkuara

  • Diplome Universitare (e preferueshme ne ekonomi ose drejtesi)
  • Njohje shume e mire e gjuhes shqipe dhe angleze (gjuha frenge konsiderohet vlere e shtuar)
  • Aftesi shume te mira kompjuterike (word, excel, ppt etc)
  • Perballon volume pune, eshte i sakte dhe shume mire i organizuar
  • Ka integritet te larte dhe respekton konfidencialitetin
  • Eksperienca te meparshme te ngjashme jane te vleresuara

Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 9 Qershor 2017.
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Të interesuarit të aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania: www.societegenerale.al
ose te aksesojne linkun http://societegenerale.al/al/jobs/
 


Apply
Back
Top