• Bulqize, ofroj vend pune Inxhinier Marksheider

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

INXHINIER MARKSHEIDER


FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Inxhinieri punon pranë degës gjeologo-makshederike pranë Minierës nën supervizimin direkt të Krye-Gjeologut.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Menaxhon detyra të veҫanta dhe specifike në lidhje me implementimin e projektit të mekanizimit të Minierës nder te tjera;
· Drejton dhe kontrollon punimet e hapjes, të zbulimit e të shfrytëzimit, dhe shërben për të plotësuar nevojat e minerës me rezerva gjeologjike të fazës së zbulim-shfrytëzimit dhe që ato të kryhen në përputhje të plotë me të gjitha veҫoritë gjeologjike të vendburimit, konform projektit të miratuar si dhe të zgjidhë të gjitha detyrat e gjeometrisë minerare;
· Raporton periodikisht te K/Inxhinierin dhe eprorët sipas strukrurës hierarkike dhe është përgjegjës për raportin e volumeve të punimeve të kryera si dhe për prodhimin e mineralit;
· Mat punimet në miniere periodikisht;
· Në Sektorin e Prodhimit bën punime gjeologo-zbuluese për të shtuar rezervat e mineralit të dobishëm, për të ngritur në kategori rezervat, për të saktësuar konturet dhe kushtet e vendosjes së trupave minerare;
· Ben vlerësimin kompleks të lëndës së parë xeherore, nepermjet analizave;
· Inicion dhe argumenton nga ana gjeologo-makshederike hapjen e punimeve minerare të shfrytëzimit dhe përcakton rradhën e tyre duke marrë pjesë në hartimin e planeve mujore dhe vjetore;
· Kryen të gjitha studimet mbi metodikën dhe rrjetin më të përshtatshem për percaktimin e parametrave të nevojshëm për llogaritjen e saktë të rezervave në sasi dhe cilësi, humbjet e varfërimit në përputhje me kushtet konkrete të ҫdo vendburimi;
· Koordinon planifikimin e projekteve gjeologjike që bën miniera me kompanitë e tjera;
· Ndjek dhe plotëson sistematikisht dokumentet gjeologo – makshederike;
· Përcakton të gjitha masat e nevojshme për të siguruar minierën me sasinë e nevojshme të rezervave për realizimin ritmik të planit;
· Drejton kontrollon të gjitha llojet e punimeve minerare;
· Përpilon raportet gjeologjik e makshederik, udhëzon dhe kontrollon përpilimin e pasaportave gjeologo-makshederike të blloqeve e trupave minerare;
· Mbështet K/Inxhinieret dhe K/Gjeologun në implementimin dhe monitorimin e detyrave në përputhje me objektivat, kërkesat dhe strategjitë e projektit;
· Përpilon raporte të ndryshme si dhe dokumentacion teknik në programe kompjuterike si AutoCad dhe MS Projects;
· Kryen funksione të tjera sipas kërkesës;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri, dega Markshederike; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale;

Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet. Eksperiencë në Menaxhim Projektesh dhe njohuri të avancuara në programet AutoCad dhe MS Projects është e domosdoshme;

Aftësi:

· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
· Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
· Ndjenjë Përgjegjësie;
· Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
· Pajisje me patente të vlefshme drejtimi;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 05 Qershor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top