• Bulqize, ofroj vend pune Inxhinier Shpimi Në Minierë

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

INXHINIER SHPIMI NË MINIERË

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Në bashkëpunim me Administratorin Lokal, Kryeinxhinierin dhe Inxhinierët e tjerë në Minierë, Inxhinieri i Shpimit është drejtuesi teknik i shpimeve gjeollogjike në Minierë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Në bazë të projektit të shpimeve të hartuar nga gjeolloget, Inxhinieri i Shpimit duke u bazuar në prerjen gjeollogjike të formacioneve që do të shpohen, harton projektin teknik të shpimeve dhe ky projekt teknik i bashkëngjitet projektit gjeollogjik të shpimeve duke formuar kollonen gjeollogo teknike të shpimeve;
· Inxhinieri i Shpimit është personi teknik që përgjigjet për kryerjen e shpimeve sipas projketit të hartuar;
· Për çdo shpim që do të kryhet në funksion të formacioneve gjeollogjike harton konstruksionin e pusit të shpimit;
· Përcakton parametrat e regjimit të shpimit për tu zbatuar nga K/Sondistat gjatë shpimit të pusit, duke lënë me shkrim tek sonda;
· Në rastet kur takohen shtresa mineralmbajtëse, përcakton një regjim shpimi të veçantë me të cilin do të shpohet shtresa minerale në mënyre që të përcaktohet saktë fillimi dhe mbarimi i kësaj shtrese mineralmbajtëse;
· Përcakton masat teknike për eliminimin e devijimeve të shpimeve;
· Kontrollon vazhdimisht gjendjen e instrumentave teknollogjik në sondë dhe bën rigjenerimin e tyre për të eliminuar ndonjë avari të mundëshme në këto instrumenta;
· Harton programin e likujdimit të avarive të ndryshme që mund të ndodhin gjatë punës së sondës;
· Në rast avarie, inxhinieri i shpimit drejton direkt punën për likujdimin e avarisë në bazë të programit të punës së hartuar prej tij;
· Inxhinieri i Shpimit është personi përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e makinerisë, duke përcaktuar masa për shërbimet dhe riparimet në makineri paisje të sondës;
· Inxhinieri i Shpimit bën trajnimin dhe përgatitjen e specialisteve të rinj për të punuar ne proçeset e shpimit;
· Zbaton me korektësi rregullat e sigurimit teknik dhe bën instruktimin e vazhdueshëm të puntorëve për zbatimin e rregullave të sigurisë dhe mbrojtes në punë;
· Kryen detyra të tjera sipas nevojës dhe këshillimit të Administratorit Lokal apo Kryeinxhinierit;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA


Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri (Gjeologji, Shpim, Miniere); Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale ne Shpime Gjeologjike/Sonde;

Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 6 vjet;

Aftësi:

· I aftë të përdorë në mënyrë të përkryer makineritë dhe instrumentet e Shpimit, përben avantazh nëse ka eksperiencë në përdorimin e makinerisë Atlas Copco U6;
· Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Sigurimit Teknik (Miniera);
· Të ketë eksperiencë në Shpime Gjeologjike;
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur
· prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
· Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
· Ndjenjë Përgjegjësie;
· Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
· Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 05 Qershor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top