• Tirane, ofroj vend pune As.Drejtorit Nacional /Kordinatore e Sponsorshipit

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin:


Asistente e Drejtorit Nacional dhe Koordinatore e Sponsorship-it
(Kohezgjatja e pozicionit 1 vit)


Kriteret e kërkuara:
- Diplomë Universitare në njërën nga degët: Marketing, Anglisht, Shkenca Sociale
- Përvojë pune në administrim zyre
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Njohuri shumë të mira në programet word, excel, power point

Personi duhet të ketë:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese me shkrim dhe me gojë
  • Aftësi të punojë në grup
  • Aftësi organizative dhe të respektojë afatet
  • Motivim për të punuar në një ambient me femijë dhe të rinj
  • Aftësi të menaxhojë situatat dhe të punojë nën presion
  • Të jetë fleksibël
  • Të ketë aftësi të mira për të shkruar

Përgjegjësitë kryesore:
· Mbështet Drejtorin Nacional, duke shërbyer si koordinator administrativ për organizimin e aktiviteteve të ndryshme;
· Drejton dhe koordinon aktivitetin e Sponsorship-it brenda organizatës;
· Shërben si urë komunikimi midis sponsorave, shoqatës nacionale dhe zyrës së sponsorshipit në Vienë;
· Përkthen dokumentat nga gjuha shqipe në anglisht dhe anasjelltas;
· Protokollon dokumentacionin hyrës dhe dalës të Zyrës Nacionale

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 28.05.2017 në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme:
1.Curriculum Vitae (në gjuhën angleze);
2.Letër interesi (në gjuhën angleze);
3. Referencë

Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top