• Tirane, ofroj vend pune COPYWRITER

Mund të shkruash përmbajtje speciale për faqe web?
WOW Digital Company ofron mundësi pune shumë interesante, për Junior Online Copywriter. Nëse je ambicioz/e dhe krijues, bashkohu me skuadrën tonë me kohë full time.
Me vëmendje të veçantë ndaj detajeve, Junior Online Copywriter do të shkruajë tekste të qarta, të sakta dhe të fokusuara në shitjen e produkti apo përçimin e brandit. Shkrimet duhet të jenë tërheqëse, duke u bazuar në objektivat e komunikimit dhe direktivat e paracaktuara.
përzgjedhurit do të trajnohen dhe do të azhornohen periodikisht me risitë më të fundit të porfesionit.
WOW Digital Company, foton të interesuarit të bëhen pjesë e skuadrës tonë, në një ambient stimulues dhe krijues.


Kritere minimale:
· Të ketë studiuar në një nga degët e shkencave sociale apo të histori - filologjisë.
· Aftësi të mira shkrimi, mundësisht me një portfoilio aktiv marketingu.
· Të jetë kurioz me iniciativë dhe të ketë dëshirë të mësojë dhe të rritet profesionalisht.
· Do të jetë avantazh për përzgjedhjen, njohja e mirë e dinamikave të rrjeteve sociale dhe botës dixhitale.
Të interesuarit të dërgojnë letër prezantimi dhe CV në Info@wow.com.al.
 


Apply
Back
Top