• Tirane, ofroj vend pune Prezantuese / promovuese e shërbimit

CRIO-STEMCELLS Shpk, e bazuar në Tiranë, partnere dhe përfaqësuese për rajonin, e FUTURE HEALTH BIOBANK - bankës së qelizave staminale më të akredituar në botë, aktualisht, është duke kërkuar për kandidate të përshtatshme, për të plotësuar një(1) pozicion, si:

- Prezantuese / promovuese e shërbimit të ruajtjes se qelizave staminale, pranë një strukture private obstetrike-gjinekologjike

Përshkrim i shkurter i punes:
Pas nje trajnimi specifik prane zyrave te kompanisë, kandidatja, do te duhet të jete prezente gjate 6 ditëve te javës(e HËNË - e SHTUNË), ne ambjentet e një strukture private obstetrike-gjinekologjike, duke ju komunikuar nënave ne pritje te vizitave e kontrolleve periodike obstetrike/gjinekologjike, ne mënyrë etike dhe profesionale, informacionin e duhur ne lidhje me ruajtjen e qelizave staminale pas lindjes, si dhe lidhur me benefitet e tyre, dhe gjithashtu promovimin e standardeve cilesore te bankes se ruajtjes se qelizave staminale Future Health.

Kandidatet e interesuar për këtë pozicion, duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

§ Të ketë përfunduar studimet e larta universitare;
§ Të jetë energjike, e motivuar dhe me aftësi të shkëlqyera për të ndërtuar një marëdhënie komunikimi ndërpersonal menjëherë;
§ Të jetë e paraqitshme, profesionale në qëndrim dhe me një orientim shumë të mirë ndaj shërbimit të klientit;
§ Eksperienca në fushën e marketingut dhe shitjeve, është nje plus;
§ Mosha e preferuar 22-30 vjeç.

Politika e shpërblimit te punes prej kompanise eshte e bazuar ne performancën e gjithësecilit.

Kandidatet e interesuara janë të ftuara të dërgojnë një CV me foto dhe letër motivimi në adresën
e-mailit: crio.stem.cell@gmail.com
Afati për dërgimin e aplikimeve: 10 Maj 2017.
Vetëm kandidatet që do të përzgjidhen, do të njoftohen për një intervistë pranë zyrave të kompanisë në Tiranë.
 


Apply
Back
Top