• Tirane, ofroj vend pune Drejtor, Njësia e Kompensimit dhe Benefiteve

Qëllimi i punës:

Zbaton politikat dhe procedurat e Kompensimeve & Benefiteve të NOA-s dhe menaxhon marrëdhëniet e punësimit që nga momenti i marjes në punë të punonjësit deri në përfundim të kontratës, në përputhje me kodin e punës dhe legjislacionin në fuqi.

Përgjegjësitë kryesore:

1. Zbaton dhe rekomandon ndryshimet në strategji dhe programet e hartuara në mënyrë që të arrihen objektivat strategjike të kompanisë mbështetur nga politikat dhe programet e Kompensimeve & Benefiteve;
2. Siguron që proceset që lidhen me Kompensimet & Benefitet dhe marrëdhëniet me punonjësit janë efikase dhe bën propozime konkrete për përmirësimin e tyre;
3. Kontrollon listëpagesën mujore duke përfshirë vecanërisht informacionin që lidhet me bonuset, lejet, kontributet shoqërore & shëndetësore, shpenzimet për telefonin;
4. Siguron që kërkesat rregullatore lidhur me Burimet njerëzore përsa i përket raportimit për palët e përmbushen me përpikmëri dhe dhe afatet e tyre respektohen në mënyrë strikte;
5. Siguron që marrëdhënia kontraktuale me punonjësit e NOA-s është rregulluar sic duhet dhe gjithë dokumentacioni i nevojshëm përsa i përket marrëdhënieve të punësimit nga fillimi deri në përfundim të tyre është në institucion, konkretisht: kontrata e punës, dokumenta që lidhen me ndërprerjen e mardhënieve të punës etj;
6. Siguron me saktësi dhe në kohë raportimin e BNJ te njësitë e brendshme dhe përgatit raporte dhe prezantime periodike për stafin e Manaxherëve të Lartë përsa i përket statistikave (metrikave) të BNJ dhe studimeve të tregut;
7. Vlerëson efektivitetin e paketës aktuale të kompensimit dhe benefiteve dhe bën propozime konkrete tek Drejtori BNJ në mënyrë që këto të jenë në linjë me zhvillimin e tregut;
8. Siguron përputhje me të gjitha rregulloret dhe legjislacionin shtetëror përsa i përket pagës dhe përfitimeve;
9. Zhvillon dhe monitoron buxhetin e të ardhurave shtesë (bonuseve)dhe identifikon mungesat dhe shkaqet e tyre. Siguron që trendi të mbetet në nivel që përputhet me strategjinë e NOA-s;
10. Harton dhe zbaton strategji efektive të komunikimit përsa i përket kompensimit total dhe benefiteve;
11. Bën propozime konkrete për përmirësimin e përfitimit nga programi i sigurimit të shëndetit dhe siguron një menaxhim të mirë të marrëdhënieve me kompaninë që ofron sigurimin e shëndetit për punonjësit, nga këndvështrimi i BNJ;
12. Bën propozime konkrete tek Drejtori i BNJ për ruajtjen dhe zhvillimin e një sistemi informativ efikas;
13. Siguron zbatim rigoroz të vendimeve të marra nga Komiteti i Burimeve Njerëzore që lidhen me ndryshimet e pozicioneve, ndryshimet në pagë, bonuset dhe masa disiplinore;
14. Siguron që dokumentacioni i punonjësve është i kompletuar dhe i ruajtur në bazë të legjislacionit në fuqi dhe politikave e procedurave të NOA-s;
15. Mbikëqyr, drejton dhe trajnon Specialistin e Kompensimeve & Benefiteve;
16. Jep (ofron) programe trajnimi në përputhje me eksperiencën e saj/tij.

Kërkesat kryesore:

1. Diplomë universitare në Ekonomi, Shkencat Sociale, Administrim Biznesi ose të tjera të lidhura me fushën e BNJ;
2. Eksperiencë Pune të paktën 3 vite në sektorin e Financës lidhur me Kompensimet & Benefitet
3. Minimumi 1 vit eksperiencë manaxheriale në një institucion financiar privat
4. Njohuri të avancuara lidhur me planet/programet/praktikat e benefiteve, politikat dhe praktikat e kompensimit, dhe i aftë të vlerësojë me saktësi shpërblimin total.
5. Njohuri shumë të mira të Kodit të Punës dhe legjislacionit në fuqi lidhur me marrëdhëniet e punësimit;
6. Aftësi shumë të mira të të menduarit analitik;
7. Shumë i përgjegjshëm, me vëmendje të mprehtë ndaj detajeve;
8. Aftësi shumë të mira organizative;
9. Aftësi shumë të mira në udhëheqjen dhe zhvillimin e njerëzve;
10. Aftësi të shkëlqyera raportuese;
11. Njohje shumë e mirë e biznesit në përgjithësi dhe natyrën e institucionit financiar në vecanti;
12. Aftësi të provuara për të manaxhuar më shumë prioritete njëkohësisht;
13. Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe komunikimi në gjuhën angleze.


Lutemi të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 07.05.2017.

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top