• Tirane, ofroj vend pune Specialist i/e Rrezikut

"Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Specialist i/e Rrezikut pranë Departamentit të Menaxhimit të Rrezikut të Shoqërisë FAF sh.a., Tiranë
Detyrat e përgjithshme
· Ndjek dhe monitoron rreziqet në proçesin e menaxhimit të rrezikut në lidhje me rrezikun e kredisë dhe rrezikun operacional.
· Është përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e kërkesave rregullative dhe të brendshme në fushën e menaxhimit të rrezikut.
· Merr pjesë në proçesin e rishikimit të politikave, proçedurave dhe rregulloreve të brendshme të sektorit, duke hartuar propozime konkrete për implementimin e standardeve më të mira në fushën e menaxhimit të rrezikut
· Është përgjegjës për raportimin në kohë të raporteve të rrezikut
· Identifikon rreziqet dhe vlerëson përshtatshmërinë e kontrolleve të propozuara gjatë vlerësimit të produkteve të reja apo të proceseve të caktuara.
· Merr pjesë, bashkëpunon me departamente të tjerë apo drejton projekte të ndryshme që lidhen me funksionet e sektorit.

Kualifikimi dhe eksperienca
· Të ketë përfunduar studimet e larat në fushën e Ekonomisë/Jurist
· Të ketë eksperiencë në administrimin e kredive dhe në menaxhimin e rrezikut.
· Të ketë njohuri të legjislacionit bankar dhe procedurat ligjore ne fuqi.
· Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
· Të ketë aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe prezantimi

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë, brenda datës 02/05/2017 dokumentacionin e poshtëcituar:
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.

  1. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
  2. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
  3. Dokument identiteti.
  4. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
  5. Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
  6. Raport Mjeko-Ligjor
  7. Letër reference
Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen.
 


Apply
Back
Top