• Durres, ofroj vend pune punonjese sociale

Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare është një OJF e krijuar në vitin 2007 me mision
mbrojtjen e shtresave të margjinalizuara dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Qendra është duke realizuar një projekt të financuar nga UNDP mbi ofrimin e shërbimeve sociale ndaj
komunitetit rom në Nishtullë, Durrës. Për ofrimin e këtyre shërbimeve kërkojmë një punonjëse sociale
me vendbanim në Durrës.

Kriteret e aplikuesit:

· Diploma: punonjës(e) social(e), ose fusha të ngjashme.
· Eksperiencë pune me romët dhe të paktën 5 vite eksperiencë pune me projekte me komunitete lokale. ·
· Njohuri të mira të politikave sociale, të mekanizmave të referimit, të të drejtave të fëmijëve, të shërbimit social, të politikave relevante për romët.
· Aftësi të mira ndërpersonale, të punës në grup.

Orari i punës: 9.00-18.00.

Vendi i punës: Nishtullë, Durrës.

Personat e interesuar të nisin CV-në si dhe një letër interesi tek adresa: nccs.albania@gmail.com.
 


Apply
Back
Top