• Tirane, ofroj vend pune “Menaxher/e Bar-Restorant”

Kerkojme te punesojme “Menaxher/e Bar-Restorant”

PËRGJEGJESITË KRYESORE:
· Eshte pergjegjes per te siguruar nje cilesi te larte ne sherbimin e produkteve te barit dhe restorantit per klientet;
· Të planifikoj strategji efektive për te rritur të ardhurat financiare dhe mirëqenien e kompanisë;
· Eshte pergjegjes per koordinimin, menaxhimin dhe monitorimin e punëve ne Bar- Restorant;
· Ne bashkepunim me departamentin e Marketingut të organizoj evente/festa te ndryshme dhe mbrëmje festive;
· Jep sugjerime sipas kërkesave të klientëve në lidhje me specialitetet e ditës dhe prezanton kërkesat specifike të klientëve, te kuzhinieri dhe departamenti i finances;
· Është përgjegjës për menaxhimin e ambjentit dhe per zbatimin e kushteve higjeno–sanitare dhe rregullat per sigurine dhe Shendetin ne pune;
· Është përgjegjës për menaxhimin e stafit dhe ne bashkepunim me departamentin e Burimeve Njerezore merr pjese ne procesin e rekrutimit, trajnimit, zhvillimit dhe motivimin e stafit ekzistues per te arritur objektivat;
· Të ndjeke të gjitha problemet e logjistikës dhe koordinimi me personat përgjegjës per zgjidhjen e tyre;

KERKESAT E PROFILIT:

· Diplomë të shkollës së lartë, preferohet ne Menaxhim Biznesi;
· Të ketë jo më pak se 3 vjet eksperiencë të mëparshme pune;
· Të ketë aftësi te marre vendime;
· Të ketë aftesi shume te mira komunikuese dhe organizative;
· Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point), Internet;
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar);

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të aplikojnë nëpërmjet dërgimit të CV-së në adresën e postës elektronike; loribrace.a@gmail.com, brenda datës 20 Prill 2017.

Ju informojmë se vetem kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top