• Tirane, ofroj vend pune Krepier/e

NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Food Way është pjesë e Balfin Group i specializuar në ofrimin e shërbimeve në Bare, Piceri & Restorante. Food Way është i lokalizuar në dy qendrat tregtare QTU dhe TEG. Pjesë e Food Way është dhe Restorant Yamato, i pari dhe i vetmi Restorant Japonez në Tiranë.

Pozicioni: Krepier/e
Departmenti: Operational
Vendodhja: QTU

Përmbledhja e Pozicionit: Përgatit krepat sipas planifikimit të menu-së. Kontrollon cilësinë e lëndeve të para dhe cilësinë e gatimeve që dalin në shitje.

Detyra dhePërgjegjësi :
· Përgatitja e krepave në bazë të menuve të miratuara.
· Të jetë i vemendshëm në marrjen e lëndës së parë Brenda standartit.
· Të kontrolloj cilësinë e produkteve të prodhuara.
· Të kryej detyrat me përgjegjësi dhe në standartet e kërkuara.
· Përgatitja e vendit të punës nga ana e pastërtisë si dhe nga ana teknike.
· Të bëj maksimumin për rritjen e shitjeve.
· Të promovoj kompaninë dhe shërbimet e saj.
· Të përdore sipas udhëzimeve të gjitha pajisjet teknike.

Kërkesat:
a. Edukimi: -Diplomë në shkollën/kurs kulinarie.
b. Eksperiencate punës: Jo më pak se 1 vjet në këtë profil pune.

c. Kualifikimetë tjera:
- Trajnime/kursetë ndryshme në lidhje me fushën e kulinarisë.

d. Aftësitë tjera:
- Të ketë aftësi të mira organizative,
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi,
- Të ketë aftësi të shkëlqyera bashkëpunimi në grup,
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.


Mënyra e aplikimit*: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:
  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Food Way nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
  1. Me e-mail: [FONT=Gisha][B][I][COLOR=#0563c1]hr@foodway.al[/COLOR][/I][/B][/FONT]
  2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Food Way, QendraTregtare “UNIVERS”, Autostrada Tiranë-Durrës, Km 6, Kashar, Tiranë, Shqipëri.

Afati I dorëzimit
: deri në dt. 17 Prill 2017
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top