• Berat, ofroj vend pune Agjent Shitje

Roli dhe përgjegjësitë e agjentit të shitjes:


1- Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.
2- Merr porositë në klientët ekzistues dhe klientë të rinj që mund të hapen në zonën gjeografike që promotori mbulon.
3- Sigurohet që klienti ka prezent referencat e kompanisë dhe shton referenca që klientët akoma nuk i kanë.
4- Garanton vendosjen dhe mirëmbajtjen e materialeve promocionale sipas rregullave të kompanisë.
5- Kontrollon gjendjen e stokut të klientit.
6- Raporton dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me menaxherin e zonës.


Aftësite dhe kualifikimet


1- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm (arsimi i lartë përbën avantazh).
2- Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme (2-3 vite).
3- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
4- Të ketë deshirë të punojë në terren.
5- Të ketë leje drejtimi automjeti.
6- Të ketë deshirë të jetë pjesë e një grupi dinamik.




Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit hr@kraco.al.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.​

 


Apply
Back
Top