• CENTURY 21 PRESTIGE kërkon të punësojë Agjent Imobiliar

CENTURY 21 PRESTIGE kërkon të punësojë Agjent Imobiliar:

Detajet e pozicionit të punës:
Pozicioni: Agjent imobiliar
Raporton tek: Menaxheri i zyrës


  • Të veprojë si ndërmjetës në bisedimet midis blerësit dhe shitësit, ku në përgjithësi përfaqëson njërën pale ose tjetrën.
  • Të bëjë krahasimin e pronave – krahason një prone aktuale me pronat e ngjashme të cilat ka shitur kohët e fundit, për të përcaktuar çmimin e saj konkurrues në treg.
  • Të këshillojë klientët mbi kushtet e tregut, çmimet, hipotekat, kërkesat ligjore dhe çështjet e lidhura me proçesin e shit-blerjes së një prone të patundshme.
  • Të promovojë shitjen e pronave permes reklamave, shtëpive të hapura, dhe pjesëmarrjen në veprimtari cross-marketingu sipas nevojës dhe sipas produktit që ofron.
  • Të kryejë inspektimin e pronave, të shoqërojë blerësit gjatë vizitave në prona duke i këshilluar ata për përshtatshmërinë dhe vlerën e shtëpive që janë duke vizituar.
  • Të përgatisë dokumentat, si kontratatë përfaqësimit, certificate garancie që siguron marrëdhënien klient-agjent, marrëveshjet e blerjes, deklaratat mbyllëse dhe marrëveshjet për qiratë.
  • Të bisedojë me kompanitë e huadhënësve, inspektorëve të shtëpive dhe operatorët e kontrollit të pronave të patundshme për të siguruar që kushtet e marrëveshjes së blerjes janë plotësuar ashtu siç janë parashikuar në kontratë para dates së mbylljes së kontratës.
  • Të intervistojë klientët dhe të dëgjojë me kujdes dëshirat e tyre për të kuptuar çfarë lloj prone po kërkojnë ato.
  • Të krijojë një listë të gjatë të pronave që janë në përputhje me kërkesat e blerësit, Brenda mundësive të tij financiare.
  • Të kontaktojë me pronarët e pronavedhet’I bindë ato për të listuar pronën në shitje, duke i prezantuar atyre shërbimet që do i ofrohen pronës në mënyrëqëajotëjetë sa më e ekspozuar dhe e shitshme.
  • Të kryejë kërkime për titullin e pronësisë së pronës, për të përcaktuar në se klientët kanë tituj të qarta pronësie.
  • Të koordinojë mbylljen e kontratave, të mbikëqyrë nënshkrimin e dokumentave dhe disbursimin e fondeve.
  • Të prezantojë pronat komerciale, industriale, bujqësoredhe rezidenciale për klientët duke bërë të qartë dallimin ndërmjet tyre dhe duke shpjeguar veçoritë e secilës.
  • Të rishikojë listimet e pronave periodikisht për të bërë ndryshimet e nevojshme sipas gjëndjes së tregut, të lexojë literature përkatëse për pronat, të marri pjesë në konventa, seminare dhe takime rajonale që të mbetet në koherent me zhvillimet më të fundit dhe studimet përkatëse në lidhje me tregjet e pasurive të patundshme.
  • Të koordinojë takime për të treguar shtëpitë për blerësit e ardhshëm.
  • T’i përgjigjet pyetjeve të klientëvenë lidhje me proçesin e ndërtimit (nëse godina është në ndërtim e sipër), financimin, mirëmbajtjen, riparimet dhe vlerësimet e pronës në fjalë.
  • Të këshillojë shitësit se si të bëjë shtëpinë më tërheqëse për blerësit potencial.
  • Të hetojë gjendjen financiare dhe të kreditimit të klientit për të përcaktuar të drejtën për financim.
  • Të zgjerojë rrjetin e avokatëve, huadhënësve, përmbaruesve ligjore dhe kontraktorë të tjerë të cilët mund të sjellin referime.
  • Të inspektojë gjendjen e objekteve dhe të vlerësojë nevojat për mirëmbajtjen e domosdoshme ose të njoftojë pronarët në lidhje me nevojat për mirëmbajtje të objektit.
  • Të marrë pjesë në seminare dhe sesione trajnimi për të përmirësuar teknikat e shitjes.
  • Te jetë i aftë të vlerësojë pronat për të përcaktuar vlerat e kredisë.
  • Të vlerësojë opsionet e hipotekës për të ndihmuar klientët për të marrë financim me normat dhe kushtet më të mira.
  • Të organizojë takimet ndërmjet blerësit dhe shitësit, në momentin kur detajet e transaksioneve duhet të negociohen.
  • Të marrë ose lëshojë me qira prona në emër të klientëve.
  • Të ndjekë ndërtimet e një godine në ndërtim e sipër, në emër të klientit.
  • Të kërkojë dhe të përpilojë lista të pronave në dispozicion me qira.
  • Të rishikojë planet për ndërtimet e reja me klientë, duke numëruar dhe rekomanduar opsionet e disponueshme dhe karakteristikat e veçanta të godinës.
  • Të vizitojë pronat për t’I vlerësuar ato para se t’ia tregojë ato klientëve.
  • Të gjejë dhe vlerësojë zonat e pazhvilluara për ndërtim dhe t’ia rekomandojë ato klientëve, mbështetur në vlerësimet e kushteve të tregut në zone.
  • Të kontaktojë me kompanitë e shërbimevenë lidhje me shërbimet e pronës së klientit.
  • Aplikoni ne info@century21albania.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top