• Elbasan, ofroj vend pune Drejtor Dege, Dega Elbasan

Qëllimi i punës:

Zhvillon biznesin e NOA për të gjitha segmentet e klientëve në zonën gjeografike nën mbikëqyrjen e tij / saj, duke siguruar në këtë mënyrë arritjen e Planit të Biznesit dhe si rrjedhojë objektivat mujore dhe vjetore të miratuara. Siguron se niveli i cilësisë së shërbimit të ofruar në degë është në përputhje me standardet dhe procedurat e kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

1. Siguron arritjet e Planit të Biznesit të aprovuar nga Drejtori Ekzekutiv, në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi në institucion
2. Zbaton strategjitë e NOA-s dhe siguron që politika e biznesit të institucionit dhe vlerat korporative, zbatohen dhe mbikëqyren menjëhere, ne veçanti referuar produkteve te reja dhe procedurave;
3. Planifikon, organizon, kontrollon dhe monitoron aktivitetet e degës për të optimizuar burimet
4. Drejton Komitet e Kredisë sipas nivelit të aprovimit të tij/saj
5. Organizon promocionin direkt duke monitoruar dhe analizuar zhvillimin e segmenteve të ndryshme në treg dhe strategjinë dhe ofertat e konkurencës
6. Monitoron cilësinë e portofolit të kredisë
7. Drejton, zhvillon, trajnon dhe motivon punonjësit nën përgjegjësinë e tij / saj
8. Vazhdimisht rishikon dhe mat aktivitetet e ekipit kundrejt objektivave të tyre të performancës

Kërkesat për pozicionin:


1. Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme
2. Eksperiencë profesionale në shitje, analiza Financiare dhe menaxhim i stafit
3. Eksperiencë pune të paktën 2 vjet si Drejtor Dege ose 4 vjet në një pozicion shitje në nje institucion financiar
4. Aftësi shumë të mira organizative dhe të manaxhimit të kohës
5. Aftësi lidershipi, mbikqyrjeje dhe, mentorimi
6. Aftësi shumë të mira vendim marrje
7. Aftësi shumë të mira të foluri dhe shkrimi në Anglisht
8. Aftësi shumë të mira kompjuterike


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin tonë online http://www.noa.com.al/rekrutime/ , i cili duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 18 prill 2017.
 
Back
Top