• Tirane, ofroj vend pune Juriste

Kompania Abissnet propozon nje oferte te re punesimi :

Juriste

Pershkrimi i Punes dhe kualifikimet


Varet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe ka këto detyra:


Mbulon te gjitha aspektet ligjore te veprimtarise se kompanise.
Formulon kontrata dhe siguron qe kontratat kane baze ligjore.
Mban maredheniet me agjencite shteterore vezhguese dhe mbikqyr e udheheq te gjitha aspektet e marrjes apo dokumentimit te licensave.
Njohje me legjislacionin në fuqi ne vaçanti ate ne lidhej me kompanite me veprimtari ne telekomunikacion.
Sherben si keshilltar ligjor per menaxheret e larte te kompanise mbi ndërtimin e një marrëdhënie konkrete me një partner.
Kontrollon, sistemon dhe arkivon të gjithe dokumentacionin ligjor që ka të bëjë me aktivitetin e shoqërisë.
Perfaqeson shoqerine ne raste konfliktesh dhe pregatit kërkesë-padite dhe çdo akti tjetër që i drejtohet organeve te niveleve gjyqesore.
Çdo detyre tjetër që kërkohet nga shoqëria dhe që mund të përfshihet në natyrën e profesionit të juristit.


Kualifikimet

Te kete mbaruar studimet ne drejtesi.
Te kete te pakten 1 vit eksperience pune te ngjashme dhe preferohet ne shoqerite e telekomunikacionit.
Te kete aftesi komunikuese
Te kete aftesi per te punuar ne grup

Ju mirepresim!

Te interesuarit te dergojne cv e tyre ne keto adresa:

Email: b.njerezore@abissnet.al
Telefon: 35542256001
Rr "Ismail Qemali", Pallati " Abissnet", Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top