• Tirane, ofroj vend pune Sales Engineer

EPPC Albania kërkon një SALES ENGINEER për klientin e saj, korporatë prestigjioze ndërkombëtare që operon në tregun botëror, në industrinë e materialeve të ndërtimit.
Kandidati ideal duhet të ketë njohuri/përvojë në ofrimin e zgjidhjeve inxhinierike për mbrojtjen nga zjarri, izolimi akustik, izolim i temperaturave të larta dhe në segmentin industrial.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe gjenerimi me klientë të rinj;
  • Menaxhimi i të gjithë ciklit të shitjeve;
  • Monitorimi dhe informimi në mënyrë të vazhdueshme rreth ecurisë së tregut (politikat e çmimeve, informacion rreth konkurrencës);
  • Zhvillimi dhe zbatimi i planit të punës në funksion të objektivave të kompanisë;
  • Raportime periodike tek drejtuesit/eprorët e drejtpërdrejtë.


Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike (domosdoshmëri) ;
  • Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet;
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze; (Gjuha Serbo-Kroate përbën avantazh)
  • Njohuri të mira teknike dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe problem-zgjidhëse;
  • Të zotërojë patentë të klasit B dhe gadishmëri për të udhëtuar brenda dhe jashtë vendit.


Të dhënat:

Pozicioni: Sales Engineer;
Vendndodhja: Tiranë;
Udhëtime pune: Po; (Shqipëri – Kosovë – Maqedoni)
Pagesa: Shumë e mirë; (fikse + bonuse + makinë)
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 14.04.2017.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al
 


Apply
Back
Top