• Tirane, ofroj vend pune Menaxher HoReCa

eppc kërkon një Menaxher Horeca për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë ndërkombëtare lider në fushën e shitjeve FMCG.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Ndërmerr dhe koordinon zhvillimin e plan veprimeve për të rritur shitjet dhe gjetjen e pikave të reja.;
2. Mban të dhëna të sakta mbi çmimet , shitjet, dhe përgatit raportet mbi aktivitetin në zonën e tij;
3. Ndjek tendencën dhe lëvizjet në treg HORECA;
4. Asiston në zhvillimin e planeve vjetore të shitjeve me objektiva dhe targete të përcaktuara qartë;
5. Menaxhon klientët kryesorë dhe kryen kontrolle në terren;
6. Kryen raportime tek drejtuesit kryesorë të kompanisë;
7. Menaxhon stafin në varësinë e tij.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare , preferohet në Menaxhim;
  • Minimumi 5 vjet eksperiencë në fushën e shitjes;
  • Minimumi 2 vjet eksperiencë në fushën HORECA;
  • Të njoh shumë mirë paketën MS Office (kryesisht Word, Excel);
  • Të njoh shumë mirë gjuhën Angleze; (përbën avantazh);
  • Të ketë leje drejtimi automjeti;
  • Të jetë i gatshëm të udhëtoj brenda vendit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Aftësi analizuese dhe për të punuar në grup

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher HORECA;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë;
Raporton tek: CEO;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Pagesa: Ndër më të mirat në treg (fikse + bonuse + makinë, etj);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 14 Prill 2017.

Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al
 


Apply
Back
Top