• Tirane, ofroj vend pune PHP / JavaScript Developers

Po kërkojmë 2-3 web/mobile developers për të bashkëpunuar me ekipin tonë të ri në Tiranës.

Ofrojmë kontrate afatgjata me punë në kohë të plotë (8 orë në ditë, 5 ditë në javë).

Kompania jonë udhëhiqet na disa vlera të rrënjosura thellë në ADN-ja jonë. Për shembull, tek ne koleget kanë vendin e parë, domethënë se i trajtojmë shumë mirë, gjithmonë me dinjitet dhe respekt të madh.

Ofrojmë kushte të mira, pra kualifikimet janë mjaftë të larta...

Po kërkojmë njerëz të zgjuar dhe të motivuar që duan të jenë pjesë e diçkaje të madhe. Ata duhet të kenë një dëshirë të zjarrtë të përmirësojnë vazhdimisht aftësitë e tyre dhe të jenë pjesë e një program trajnimi me inxhinierë tanë të talentuar. Në fakt, ambicie për të mësuar dhe për t'u përshtatur është edhe më e rëndësishme se sa të kesh ndonjë diplomë të veçantë, njohuri ose përvojë.

Ata që aplikojnë duhet ta bëjnë vetëm nëse kanë vërtet të njëjtin qëndrim që kemi ne. Ne nuk mendojmë se jemi vetëm programues. Përkundrazi, e shikojmë punën tonë si një punë artizani. Po shikojmë një softuer (aplikacion web apo mobile aplikacion) si një produkt i përfunduar që duhet sjellë dobi dhe vlerën përdoruesit. Pra, jemi "krenarë" për punën tonë. Një qëndrim të tillë (dashuri për kualitetin e lartë) ka tepër rëndësi për ne. Pra kënaqësia kryesore nuk vjen vetëm nga rroga apo dhe as nga pozita brenda kompanisë por nga ndjenja e sinqertë se kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe ka njerëz që do të kenë dobi të madhe (apo do të jetojnë një përvojë të bukur) duke përdorur softueri që kemi zhvilluar.

Nuk është medoemos i detyrueshëm të kesh një arsimim të lart apo ndonjë diplomë, edhe pse kjo vlerësohet patjetër. Megjithatë, kush aplikon duhet të ketë tashmë të forta dhe njëfarë përvoje domethënëse në fushën e zhvillimin e web, back-end (PHP dhe ndonjë MVC framework) si edhe në front-end (HTML, CSS, JavaScript dhe ndonjë framework JS modern).

Më shumë detaje në lidhje me ofertën tonë, kualifikime, kushte, si të aplikoni, etj : https://goo.gl/yMpO5s
 
Back
Top