• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Finance dhe Administrate

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një rjeti supermarketesh të suksesshme që operon në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER I FINANCËS DHE ADMINISTRATËS

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Financës dhe Administratës planifikon, ekzekuton, drejton dhe koordinon ҫeshtjet në lidhje me financën, marrëdhëniet me fiskun si dhe ҫeshtjet e administratës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Menaxhon, koordinon dhe kontrollon operacionet financiare;
  • Menaxhon, koordinon dhe kontrollon marërdhëniet me organet tatimore, doganore, etj;
  • Menaxhon, koordinon dhe kontrollon të gjitha aktivitetet me palët e treta e tjera të lidhura ngusht me ҫeshtjet financiare të kompanisë;
  • Menaxhon dhe kontrollon ҫeshtjet administrative të komapanisë të lidhura me:
o Burimet njerëzore;
o Logjistikën;
o Regjistrimet e faturave;
o Magazinën qëndrore;

  • Planifikon resurset dhe pjesëmarrësit në një departament;
  • Bën propozimet buxhetore në lidhje me planet e zhvillimet e departamentit;
  • Delegon detyra dhe përgjegjësi tek personeli në varësi sipas funksionit;
  • Në mënyrë proaktive menaxhon ndryshimet sipas politikave apo projekteve;
  • Menaxhon depon qëndrore dhe kapacitetet e saj;
  • Pranon, deponon dhe shpërndan produktet e kontraktuara për deponim qëndror
  • Menaxhon stokun në depon qëndrore;
  • Mban përgjegjësi për inventarin në depon qëndrore;
  • Menaxhimi i kushteve të deponimit dhe shpërndarjes së produkteve;
  • Planifikimi i kapaciteteve deponuese dhe shpërndarse të produkteve;
  • Si dhe zhvillon detyra të tjera të natyrës së punës;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsim Universitar (Financë-Kontabilitet);

Eksperiencë Pune: Eksperiencë pune 1-3 vjeçare në pozicione të ngjashme;

Aftësi:

· I ҫertifikuar sipas kërkesave profesionale të postit;
· Shkathtës të avancuara analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikqyrëse dhe këshilluese;
· Shkathtësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal;
· Njohje e avancuar e MS Office (Excel; Word; Outlook; Power Point);
· Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialiteti;
· Patent Shoferi në kategorinë “B”
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Prill 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top