• Tirane, ofroj vend pune Manaxher i Marredhenieve me Biznesin e Vogel

Qëllimi i punës:

Identifikon mundësitë e shitjes me Bizneset e Vogla (SE), krijon klientë të rinj në këtë segment, duke siguruar kështu edhe arritjen e objektivave të tij / saj individuale dhe ofron një shërbim të shpejtë dhe profesional për klientët potencial dhe ekzistues SE për të siguruar një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë.

Përgjegjësitë kryesore:

1. Analizon tregjet potenciale të kredisë për klientët SE në mënyrë që të identifikohen nevojat e mundshme dhe zhvillon një plan për të ardhmen;
2. Ndërton, mban dhe zhvillon bazën e të dhënave për klientët e ardhshëm SE dhe siguron përditësime të rregullta në mënyrë që të lejojë parashikime të sakta;
3. Takohet me klientët potencialë SE për t'i informuar për produktet dhe kushtet tona të kredisë dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania;
4. Inicion, zhvillon dhe manaxhon marrëdhëniet me klientët SE të rinj dhe ekzistues;
5. Vlerëson rreziqet që lidhen me aplikimin e kredisë duke marrë parasysh karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe të tregut dhe informacionin për sektorin;
6. Inicion në mënyrë proaktive negociatat për shitjet për të arritur qëllimet individuale të shitjeve
7. Ofron këshillim financiar dhe shërbim cilësor ndaj klientit;
8. Analizon kapacitetin e aplikantit për të paguar kredinë dhe përcakton nëse një kredi përmban risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
9. Merr nga klientët SE të gjithë informacionin e nevojshëm sipas procedurave në fuqi në mënyrë që të lejojë marrjen e vendimeve të shëndosha në lidhje me miratimin e kredisë dhe trajton këto të dhëna sipas parimeve strikte të konfidencialitetit;
10. Regjistron në sistemin përkatës të gjithë informacionin në lidhje me klientët potencialë dhe ekzistues SE, në mënyrë që të lejojë një manaxhim të duhur të marrëdhënieve;
11. Zhvillon plane specifike për të ribërë biznes me klientët ekzistues SE dhe ndërmerr në vijimësi nisma të duhura ;
12. Azhornohet në lidhje me produktet e reja, procedurat, politikat, si dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
13. Ofron mbështetje të shpejtë ndaj kolegëve që kanë nën përgjegjësi manaxhimin e portofolit në risk;
14. Manaxhon marrëdhëniet me klientët, duke iu dhënë zgjidhje pyetjeve dhe ankesave të tyre;
15. Zhvillon dhe mirëmban ekspertizën në njohuritë për produktet;
16. Kryen gjetje të thelluara faktesh dhe analizash dhe sugjeron zgjidhje të mundshme për aplikantët SE;
17. Kryen verifikimet e kredisë, pas miratimit të Komitetit të Riskut, për kreditë.





Kërkesat kryesore:

1. Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi; ose në fusha të tjera të ngjashme;
2. Preferohet 3 vjet eksperiencë në shitje lidhur me mjedisin e kreditimit të biznesit;
3. Ekspertizë profesionale në fushat e shitjes, marketingut, negocimit dhe analizave;
4. Aftësi shumë të mira për të tërhequr, manaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie tregtare;
5. Aftësi të shkëlqyera komunikimi (me gojë, me shkrim, të dëgjuarit aktiv);
6. Profil i orientuar drejt objektivave;
7. Aftësi të demonstruara për të arritur objektivat e shitjesë
8. Aftësi të mira në analizat e kredisë dhe në kontabilitet;
9. Anëtar i shkëlqyer skuadre.


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 07 Prill 2017.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top