• Tirane, ofroj vend pune Specialiste Finance

Fashion & Mercato pjesë e MEGATEK, hipermarketi më i madhë i tipit ''Do It Yourself''', në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Specialist Finance

Qëllimi i pozicionit:
Mirëmbajtjen dhe organizimin e llogarive të Inventarit, përgatitjen e analizave dhe rregullimet përkatëse sipas procedurave.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Plotëson dhe mirëmban procedura të shkruara për të gjithë inventarizimet dhe korrigjimet e stokut në sistem.
  • Përgjegjës për manaxhimin dhe ndjekjen e inventarizimeve të planifikuara.
  • Përgatit raporte ditore për të kontrolluar zona kritike të stokut.
  • Zbaton procedurat mbi inventarizimin të përcaktuara në përputhje me rregulloren e brendshme të financës.
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen nga supervizori përkatës.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:
Master në Financë-Kontabilitet.
Eksperiencë pune:
Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

Aftësitë:

  • Aftësi shumë të mira analitike.
  • Aftësi për të punuar ne grup.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftësi për të mbajtur konfidencialitetin në lidhje me informacionin e kompanisë.

Aftësi të tjera:

  • Njohuri shumë të mira të aplikimeve të Microsoft Office.
  • Njohuri shumë të mira të aplikimeve të programeve të Financës.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV:
1. Me E-mail: [COLOR=#000000]hr@mercato.al[/COLOR]
2. ose kontaktoni
[FONT=&quot] 069 402 2492[/FONT]

MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top