• Tirane, ofroj vend pune part time Trajnuese

Titulli: Vend vakant për trajnues

Përshkrimi: Organizata Romani Baxt Albania është duke implementuar projektin Improving access of the Roma children to quality preschool education të financuar nga Roma Education Fund. Në kuader të këtij projekti janë duke u implementuar seanca trajnimi me tematika të ndryshme mbi mirërritjen e fëmijëve të moshës 3-6 vjec. Pozicioni i trajnuesit do të jetë part-time. Trajnuesi do të ndjekë seancat e trajnimit me tematika të ndryshme të konsultuar me stafin e projektit.

Pozicioni : Psikologe(F)

Kontratë shërbimi: 3 muaj

Pagesa : 150 Euro

Detyrat e pershkruar:
Ø Trajnuesi do të përgatisë tematikën e caktuar duke u konsultuar me stafin RBA .
Ø Të jetë përgjegjës për seancën e trajtuar me nënat Rome .
Ø Bashkëpunues me Stafin RBA për temën për të cilën do të trajtohet .
Ø Mban lidhje të vazhdueshme me prindërit dhe shkëmben informacione lidhur me problemet që hasin
Ø Monitoron marrëdhëniet punonjës- prind- fëmijë dhe ndërhyn aty ku është e nevojshme për rregullimin e tyre
Ø Shoqëron fëmijët/përfituesit sipas rasteve të caktuara


Kualifikimet kryesore të kërkuara :
Ø Arsimi i larte UT Fakulteti i Shkencave Sociale, dega psikologji (specializuar për psikologji klinike);
Ø Eksperience psikotherapie dhe therapiave tjera te ndryshme;
Ø Ajo duhet të ketë jo me pak se 2 vjet eksperiencë pune;
Ø Njohuri të mira në programet kompjuterike;
Ø Aftësi të shkëlqyera në komunikim, ndërmjetësim dhe intervistim si dhe aftësi të provuara të punës në grup;
Ø Të ketë eksperiencë me problematikat që lidhen me komunitetin Rom .

Jeni të Interesuar ? Kontaktoni në : [I]alrromanibaxt@hotmail.com[/I]

Deadline data 20.03.2017
 


Apply
Back
Top