• Tirane, ofroj vend pune Analist/e Financiar

Pozicioni: Analist/e Financiar

Communication Progress Sh.p.k, është duke kërkuar një kandidat të përshtatshëm për pozicionin “Analist/e Financiar”, i/e cili/a do të jetë pjesë e ekipit te Analistëve të Biznesit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Analiza, konfigurimi, zbatimi dhe mbështetja e modulit të kontabilitetit ERP (Enterprise Resource Planning).
· Përgjegjës për analizën financiare të klientëve, dhe përshtatjen e tyre me sistemin ERP.
· Aplikimi i Kontabilitetit Finanaciar dhe Pasqyrave Financiare të klienteve në ERP.
· Analizimi i raporteve financiare dhe analitike.
· Trajnimi për Modulin e Kontabilitetit, dhe lidhjen e tij me modulet e tjera të sistemit ERP.
· Përgatitja e Manualit të Perdorimit të modulit të Kontabilitetit për klientë të veçantë.
· Suport i vazhdueshëm për përdorimin e modulit të kontabilitetit në sistemin ERP nga klientet.
· Identifikon kërkesat për modulin e kontabilitetit në bashkëpunim me klientin dhe palët e interesuara nga ana e tij.
· Dokumenton, analizon, optimizon proçese pune nëpërmjet diagramave UML dhe të tjera,sipas rastit.
· Finalizon kërkesat duke marrë konfirmim nga klienti, ekipi dhe menaxherët përkatës.
· Ndjek implementimin e kërkesave në bashkëpunim me zhvilluesit dhe i asiston ata gjatë implementimit.
· Teston në mënyrë informale/formale çdo version produkti që mund t’i dërgohet klientit dhe dokumenton bugs.
· Ndërton skenare testimi në perputhje me kërkesat finale të projektit, drafton UAT dhe e ndjek atë deri në pranimin përfundimtar nga klienti.
· Demonstron produkte të kompanise apo përgatit prototipe të produkteve të reja tek klientë potencialë.
· Raporton tek drejtuesi i ekipit në lidhje me ecurinë e implementimit dhe çështjeve të ngritura nga projektet që ka në ngarkim.

Kualifikimet dhe kërkesat:

· E preferueshme të jetë i/e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë
· Të ketë minimumi 3 vite experiencë pune në analizë
· Të ketë aftësi të mira analitike dhe komunikuese
· Të jetë i/e aftë të menaxhojë kohën dhe ngarkesën e punës
· Të ketë aftësi për të punuar në një ambjent bashkëpunues
· Të ketë aftësi të shkëlqyera të gjuhës Angleze, në lexim dhe shkrim
· Njohja shumë e mirë e standardeve kombëtare/ndërkombëtare të kontabilitetit
· Njohuri të avancuara të sistemeve të tjera financiare shqiptare ose të huaja
· Eksperiencë në analizimin dhe implementimin e sistemeve ERP

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në tek: rekrutime@commprog.com

Tel. : +355 4 2413901

Cel. : +355 664042416
 


Apply WhatsApp
Back
Top